🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Bajern i pandalshëm në Champions, “manita” ndaj norvegjezëve! Kompany i kënaqur, çlirohet edhe Musila: I lumtur për go

5 gola për 3 pikë. Bayern argëtohet përballë Bodo/Glimt, me “pancerat” që i bëjnë një start perfekt këtij edicioni të Champions League.

Ekipi i Kompany dominoi totalisht vikingët norvegjez, 25 tenativa, 12 gjuajtje në kuadrat, por në “Allianz Arena”, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në të 47-të, tifozët shpërthyen në festë, jo vetëm për faktin që Bayern zhbllokoi rezultatin, por më shumë se autori i golit të parë ishte Jamal Musiala, me talentin gjerman që rikthehet të shënojë duke lënë pas frikën e këtij fillim sezoni.

Goli çliroi vendasit dhe në minutën e 61-të, Olise futi një top të shkëlqyer në zonë, aty ku Harry Kane me kokë dyfishoi shifrat. Bayern nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 77-të Alphonso Davies me një “predhë” të vërtetë nga distanca trefishoi shifrat.

Stafetën më pas e mori Olise, me yllin francez që realizoi një super gol në minutën e 83-të me një goditje perfekte nga distanca. Olise kompletoi “manitën” e Bayern dhe “dopjetën” e tij personale në shtesë, sërish me një finalizim plot klas. “Magjistrati francez”, ashtu siç e cilësojnë në Mynih, u vlerësua edhe si lojtari i ndeshjes.

Nuk e fshehu kënaqësinë për këtë fitore trajneri i Bayern, Vincent Kompany:

“Si trajner, ke gjithnjë atë ndjesinë se jo gjithçka ishte perfektë. Mund të kishin shënuar 1 apo 2 gola në pjesën e parë, por treguam durim dhe realizuam në momentin e duhur”, u shpreh Kompany.

E gjithë vëmendja ishte te Jamal Musila, me talentin gjerman që shijon një gol me shumë peshë pas një periudhë të vështirë:

“U gëzova për golin e shënuar. Jam i lumtur që kam gjetur ritmin, thjesht dua të shijoj këtë mbrëmje dhe të fitojë gradualisht nivelin tim maksimal”, u shpreh Musiala.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.