🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 95.97 ▲1.66%
ARI 4,696 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,332 ▲ +0.95% ETH $2,359 ▲ +1.72% XRP $1.4272 ▲ +0.27% SOL $86.6700 ▲ +0.64%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 95.97 ▲1.66 % ARI 4,696 ▼0.96 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 95.97 ▲1.66 % ARI 4,696 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bajrami: Konsorciumi francez javën e ardhshme në Kosovë, tregon shumën e parave për Brezovicën

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami ka thënë se projekti për Brezovicën nuk mund të konsiderohet se ka dështuar, derisa nuk është mbyllur zyrtarisht afati nga komiteti ndërministror.

Ajo ka thënë për Indeksonline se përfaqësuesit e konzorciumit do të vijnë në Kosovë javën e ardhshme ku edhe do të njoftojnë për sasinë e mjeteve që janë grumbulluar për projektin e Brezovicës.

“Deri në ditën e fundit nuk mund të themi se projekti për privatizimin  Brezovicës  ka dështuar. Kemi në dispozicion edhe më shumë se dy javë kohë. Pritet që javën e ardhshme të vijë në Kosovë përfaqësuesit e konzorciumit dhe ta njoftojnë komitetin ndërministror për shumën e mjeteve që janë grumbulluar dhe që do të investohen në Brezovicë”, ka thënë Bajrami për Indeksonline.
Bajrami ka thënë se ka zotime serioze nga konzorciumi që janë grumbulluar mjetet e nevojshme.

“Ata kanë zotime serioze që mjetet janë grumbulluar dhe që do t’i prezantojnë para komitetit ndërministror. Nuk është korrekte të spekulohet derisa nuk është përmbyllur zyrtarisht afati, sepse deri në fund të këtij muaji ka kohë”, ka thënë Bajrami.

Fitues për të investuar në Brezovicë ishte shpallur konzorciumi “Compagnie des Alpes SA” & “MDP Consulting” & “PGI Managmanet” & “Outdoor Kosovo”, më 2014. Zotimet e fituesit ishin që do të investohen 409 milionë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.