🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,373 ▼1.34%
DOW 51,709 ▼0.01%
NASDAQ 25,633 ▼2.04%
NAFTA 73.27 ▼0.8%
ARI 4,143 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,360 ▼ -3.19% ETH $1,660 ▼ -4.38% XRP $1.1001 ▼ -2.91% SOL $68.9200 ▼ -5.21%
S&P 500 7,373 ▼1.34 % DOW 51,709 ▼0.01 % NASDAQ 25,633 ▼2.04 % NAFTA 73.27 ▼0.8 % ARI 4,143 ▼1.42 % S&P 500 7,373 ▼1.34 % DOW 51,709 ▼0.01 % NASDAQ 25,633 ▼2.04 % NAFTA 73.27 ▼0.8 % ARI 4,143 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Politika

Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinj e të reja shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se shqiptarët në këtë shtet fqinj janë kombësi shtetformuese dhe nuk janë minoritet etnik dhe se e drejta për shkollim dhe përdorim të gjuhës shqipe kudo ështe detyrim dhe nuk mund të negociohet.

“Po jetojmë në një kohë që segmente të caktura edhe brenda nesh, shqiptarëve, të shtyra apo sponsorizuara nga aktorë jomiqësorë, po kultivojnë ndasi mes veti apo frymë antiamerikane dhe antisemite në hapsirën shqiptare. Marrëdhënia e shqiptarëve me SHBA është dhe duhet të mbetet e fortë. Respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, është element thelbësor ekzistencial për Maqedoninë e Veriut dhe për rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Çdo hap që cenon përdorimin e gjuhës shqipe në institucione, në provime, në shkolla apo universitete, është një hap kundër së ardhmes europiane të vendit.”, tha Balla.

Në bashkëbisedim, Balla komentoi edhe reagimet që lidhen me projektin në Zvërnec, lidhur mbi ndikimin mjedisor dhe rikthimin e flamingove në zonë pas moratoriumit të gjuetisë.

“U harruan flamingot. Deri në vitin 2013 flamingot nuk vinin aty sepse i vrisnin gjahtarët. Pasi ne morëm qeverisjen, vendosëm moratorium kundër gjuetisë dhe flamingot u rikthyen. Tani aty sheh ambientalistë, por pamë edhe njerëz që mbajnë qëndrime në mbështetje të regjimit të Iranit.”

Balla nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar ato si të pazëvendësueshme për historinë dhe të ardhmen e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.