☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.38 ▲1.35%
ARI 4,008 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,547 ▼ -2.97% ETH $2,218 ▼ -3.95% XRP $1.2288 ▼ -5.1% SOL $95.9400 ▼ -3.96%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.38 ▲1.35 % ARI 4,008 ▼0.59 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.38 ▲1.35 % ARI 4,008 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Banka e Shqipërisë shpall nismën për dixhitalizimin e sistemit të pagesave

Qytetaret shqiptare do të kenë shërbime më cilësore pagesash për shkak se Banka e Shqipërisë po ndërmerr një projekt për dixhitalizimin e sistemit të pagesave.

Duke prezantuar këtë nismë Guvernatori i BSH, Genti Sejko tha se, zhvillimi i sigurt dhe efikas i sistemeve të pagesave përbën një objektiv shumë të rëndësishëm, jo vetëm në mbështetje të zbatimit të politikës monetare dhe ruajtjes së stabilitetit financiar, por edhe si një mjet i rëndësishëm për një zhvillim ekonomik të formalizuar dhe të qëndrueshëm

Ai tha se synim parësor në këtë drejtim është përdorimi i gjerë i instrumenteve të pagesave në përditshmërinë e qytetarëve.

Kjo mënyrë e re zhvillimi kërkon identifikimin dhe plotësimin e nevojave edhe të komponentit më të vogël përbërës të ekonomisë – individit dhe biznesit, tha ai.

Në kushtet e tregut shqiptar, i cili karakterizohet nga një përfshirje dhe edukim financiar i ulët, si dhe shërbime të ofruara me kosto relativisht të larta, synimi ynë do të jetë nxitja e sistemit bankar në ofrimin për qytetarët të shërbimeve lehtësisht të aksesueshme e me kosto efektive, duke mbështetur kështu objektivin e një përfshirjeje më të gjerë financiare.

Nevoja për ndërhyrje në këtë drejtim bëhet më e rëndësishme dhe sfiduese, sidomos teksa përjetojmë zhvillime teknologjike të shpejta e gjithëpërfshirëse. Në kushtet kur shumica e aspekteve të jetës së përditshme po dixhitalizohen dhe automatizohen, modernizimi i sistemeve të pagesave bëhet edhe më i rëndësishëm.

Bazuar në studimet dhe analizat e kryera nga Banka e Shqipërisë me mbështetjen e Bankës Botërore, evidentohet qartazi se promovimi i dixhitalizimit dhe inovacionit në tregun e pagesave ndikon ndjeshëm në uljen e kostove të mbartura nga këto instrumente, duke krijuar shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të përballueshme nga të gjithë.

Në Shqipëri, ky zhvillim është ndjeshëm më i vonuar se në vendet e tjera, me të cilat ne synojmë të përafrohemi në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian, ndaj promovimi i tij merr akoma më shumë vlerë e rëndësi jo vetëm në kuadër të këtij integrimi, por edhe më gjerë, në tregjet ndërkombëtare, tha Guvernatori.

Modernizimi i këtyre sistemeve përmes dixhitalizimit dhe inovacionit do të synohet nëpërmjet një zhvillimi të mirërregulluar dhe me objektiva qartësisht të përcaktuar në strategjinë afatmesme, e cila do të prezantohet sot në këtë konferencë.

Si një nismë konkrete në këtë drejtim mund të përmendim transpozimin e direktivës së Bashkimit Evropian, e cila konsiderohet si një nga legjislacionet më avangardë të fushës. Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim dhe me ekspertë të Bankës Botërore dhe Bankës së italisë kanë hartuar një projektligj për këtë qëllim, i cili së shpejti do të jetë objekt konsultimesh publike.

Në mbështetje të këtyre nismave, Banka e Shqipërisë po hulumton mundësinë e zhvillimeve inovative në sistemet e operuara nga ne, të tilla si instant payment, e cila, bazuar dhe në eksperiencat ndërkombëtare vlerësohet se sjell një reformim në tregun e pagesave nga pikëpamja e dixhitalizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.