☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 74.36 ▲4.13%
ARI 4,069 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $62,766 ▼ -2.21% ETH $1,776 ▼ -1.99% XRP $1.0687 ▼ -2.77% SOL $75.4900 ▼ -2%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.36 ▲4.13 % ARI 4,069 ▼1.1 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 74.36 ▲4.13 % ARI 4,069 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Bota

BANKOK – Të paktën 27 të vdekur nga zjarri në një lokal

BANKOK, 13 korrik /ATSH -ANSA/ – Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shkatërroi një lokal në lagjen Chatuchak të Bangkokut.

Zëvendëskryeministri i Tajlandës, Anutin Charnvirakul, deklaroi se shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar.

Sipas tij, një muzikant që po performonte në pub i ka treguar se kishte parë tym të dilte nga një ndërprerës elektrik pranë skenës, pak para se të ndërpritej energjia elektrike.

Më pas u dëgjua një shpërthim dhe një tym i dendur mbushi me shpejtësi të gjithë lokalin.

Anutin shtoi se shumë prej viktimave u gjetën në tualetet, në pjesën e pasme të pubit.

Zjarrfikësve iu deshën rreth 30 minuta për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Pamjet e publikuara në internet nga ekipet e shpëtimit tregojnë një zjarr të madh dhe kolona të dendura tymi që dilnin nga hyrja kryesore e pubit Na Ladprao, në zonën veriore të kryeqytetit tajlandez.

Tajlanda ka përjetuar edhe më parë tragjedi të ngjashme. Në vitin 2022, 14 persona humbën jetën në një zjarr në një lokal muzikor në pjesën lindore të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.