☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.93 ▲0.83%
ARI 4,203 ▼1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,342 ▼ -2.08% ETH $1,624 ▼ -2.1% XRP $1.1202 ▼ -2.21% SOL $64.4400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.93 ▲0.83 % ARI 4,203 ▼1.94 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Barack Obama bën fushatë për Hillary Clintonin

Pas një fundjave jo të mbarë për demokratët, Presidenti Barack Obama i bëri të martën një mbrojtje të fuqishme kandidates demokrate Hillary Clinton.

Në një fjalim në Filadelfia, ai mori në mbrojtje transparencën e fushatës së saj dhe aftësinë e saj për të qenë presidente, duke akuzuar republikanët se po “përhapin zemërim dhe urrjetje”.

Presidenti Obama u përpoq të bindë demokratët se ai i mbështet plotësisht përpjekjet e ish-sekretares së tij të shtetit për Shtëpinë e Bardhë.

Ai u përpoq të mbushë boshllëkun e krijuar nga zonja Clinton, e cila po pushon pas diagnostikimit me pneumoni.

Shumë nga përkrahësit e demokratëve janë të shqetësuar se gara presidenciale po ngushtohet. Një sondazh i ri nga Universiteti Quinnipiac i jep zonjës Clinton një epërsi prej vetëm 5 përqind ndaj rivalit republikan Donald Trump në shtetin e Pensilvanisë.

Fushata e zotit Trump iu përgjigj zotit Obama me një deklaratë ku lihej të kuptohej se Presidenti po u shmanget detyrave që ka në Shtëpinë e Bardhë duke bërë fushatë për zonjën Clinton.

“A nuk duhet të ishte ai në punë?” thuhej aty. “Presidenti Obama preferon të bëjë fushatë për zonjën Hillary Clinton në vend që të zgjidhë problemet e mëdha me të cilat përballet vendi,” thuhej në deklaratë.

CLINTON, TRUMP DHE INFORMACIONET PËR SHËNDETIN

Zonja Clinton i tha mbrëmë kanalit CNN se pret të rifillojë fushatën gjatë kësaj jave. Stafi i saj ka thënë se bëri gabim që nuk e publikoi më parë diagnozën e saj, që u përcaktua të premten, dy ditë para se zonja Clinton të largohej papritur nga ceremonitë në Nju Jork për shkak të shëndetit.

“Nuk mendova se do të ishte e rëndësishme” tha dje zonja Clinton.

Kandidatja Clinton dhe kundërshtari i saj republikan Donald Trump kanë premtuar të publikojnë së shpejti informacionet për shëndetin e tyre.

Kandidati republikan kritikoi dje rivalen e tij për deklaratën e javës së kaluar, në të cilën ajo e quajti “një turmë mjeranësh” gjysmën e përkrahësve të zotit Trump

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.