☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha në Has: Vendimi im i parë, ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë

Lulzim Basha u takua sot edhe me banorët e Hasit, të cilëve u paraqiti programin e tij.
Ai theksoi se Republika e Re do të jetë në shërbim të njerëzve, të rinjve, fermerëve dhe biznesit që krijon vende pune. Qindra milionë euro do t’i rikthehen shtëpive shqiptare, tha mes të tjerash Basha.
“Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, i punësimit. Votoni Republikën e Re, numrin 6 dhe vendimi im i parë do të jetë ulja e TVSH-së, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, ulja e çmimit të energjisë dhe falja e kamatëvonesave”, deklaroi Basha.
Basha u shpreh se, qindra milionë euro që sot i përpin “kuçedra e oligarkisë”, nuk do të jenë më në xhepat e një grushti oligarkësh.
“Qindra milionë euro do të kthehen në xhepat tuaja, në konsumin tuaj, në xhiro, kapitale, investime, punësim për Hasin, hasjanët dhe gjithë shqiptarët”, vijoi Basha.
Basha theksoi se asnjë familje në nevojë nuk do të mbetet pa ndihmë ekonomike dhe shtoi se Republika e Re do të paguajë faturën e tyre të energjisë dhe ujin e pijshëm.
“Në vitin e parë të qeverisjes së Republikës së Re do të nisë rritja e pensioneve dhe brenda 4 viteve pensioni minimal do të jetë 250 mijë lek të reja”, theksoi Basha.
Premtimi tij i tjetër ishte arsimimi i fëmijëve. “Ju jap fjalën se asnjë fëmijë shqiptar nuk do të mbetet pa u shkolluar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. Ky është programi për një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurt”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.