⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.31 ▲1.28%
ARI 4,004 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,149 ▼ -2.1% ETH $2,236 ▼ -3.09% XRP $1.2474 ▼ -3.24% SOL $97.1700 ▼ -2.45%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.31 ▲1.28 % ARI 4,004 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Basha: Qeveria teknike, jo kusht, por të dëgjojmë palën tjetër

Paraditen e sotme, e mërkurë, 3 maja 2017, Lulzim Basha do të ulet përballë Edi Ramës, pak metra larg çadrës së protestës. Por për herë të parë pas 74 ditësh, Lulzim Basha nuk e përkufizoi kërkesën për qeveri teknike, si kusht për zgjedhje.
“E kam thënë dhe e theksoj, se qeveria teknike dhe votimi elektronik, janë për ne, mjete për të realizuar kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nëse ka propozime, të cilat ofrojnë të njëjtat garanci, që ne deri më sot nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm dhe të hapur t’i diskutojmë”,tha Basha.
Qëndrimi i ndryshëm i Bashës, që është i gatshëm të dëgjojë prej Edi Ramës se çfarë ka për të ofruar për zgjidhje pa dhënë më parë dorëheqje, ishte një vendim që grupi parlamentar e mori pas një diskutimi me shumë pikëpyetje dhe dilema nga deputetët.
Jozefina Topalli tha se ishte e paimagjinueshme mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje. Majlinda Bregu tha se është genocid të lesh 600 mijë votues të PD-së pa votuar, ndërsa Astrit Patozi mbështeti Bashën, por i kërkoi të bëjë mirë llogaritë gjatë negociatave. Tani opozita pret ofertën e Edi Ramës, përballë ofertës së qeverisë teknike.
“Unë jam i hapur të shikoj se çfarë, pala tjetër mund të ofrojë. Çfarëdo që të ofrojë, t’a harrojë të ofrojë pushtet për PD-në, në tavolinë. Nuk e kemi kërkuar dhe nuk do ta pranojmë. Në negociata shkojmë me kërkesën e pandryshueshme të lëvizjes popullore të 18 shkurtit, qeverinë teknike pa Edi Ramën kryeministër, me mandat popullor për zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit dhe për luftë efektive kundër drogës dhe parave të drogës”, u shpreh kreu i PD-së.
Është herët për të thënë nëse takimi në presidencë, mes Bashës dhe Ramës do të jetë takimi i tyre i parë dhe i fundit, për zgjidhjen e krizës, por rëndësi për opozitën tani ka vullneti i qeverisë për zgjidhje.
“Po i kërkojmë të ofrojë garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Me një rrugë tjetër, por ajo nuk mund të jetë një rrugë fasadë. Duhet të jetë një rrugë e vërtetë drejt zgjedhjeve. Këtu nuk ka më hapësirë  për fasadë”, u shpreh Basha. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.