☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.43 ▼1.62%
ARI 3,905 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,282 ▲ +0.98% ETH $2,274 ▲ +0.84% XRP $1.2517 ▼ -0.02% SOL $94.4800 ▼ -0.96%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.43 ▼1.62 % ARI 3,905 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BBC: Rreth 49 000 emigrantë hyjnë në Ceuta brenda 24 orëve, Spanja përforcon sigurinë

– Rreth 49 000 emigrantë kanë hyrë në territorin spanjoll, Ceuta nga Maroku gjatë 24 orëve të fundit, përmes rrugëve tokësore dhe detare, sipas vlerësimeve të autoriteteve spanjolle.

Pamjet e publikuara treguan mijëra persona duke notuar drejt Ceutas, ndërsa kalimet vazhduan edhe gjatë natës. Autoritetet bëjnë të ditur se të paktën 18 persona kanë humbur jetën ditët e fundit, gjatë përpjekjeve për të arritur në territorin spanjoll.

Ceuta, me rreth 83 600 banorë, përballet me një fluks emigrantësh që përbën më shumë se gjysmën e popullsisë së saj.

Sipas autoriteteve, rreth 7 000 nga emigrantët janë të mitur, ndërsa shumica e të ardhurve janë burra të rinj, por mes tyre ka edhe gra, fëmijë dhe foshnja.

Pas përshkallëzimit të situatës, Spanja dislokoi forcat e armatosura për të përforcuar sigurinë në Ceuta dhe në enklavën tjetër spanjolle, Melilla, ku u raportuan edhe 300–400 kalime të tjera gjatë natës.

Kriza vjen pak ditë, pasi Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi se emigrantët e ndaluar në det gjatë përpjekjes për të hyrë në Ceuta ose Melilla, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok.

Ministria e Brendshme spanjolle deklaroi se po bashkëpunon me autoritetet marokene për kthimin sa më të shpejtë të emigrantëve që kanë hyrë ilegalisht.

Kryeministri Pedro Sánchez pritet të vizitojë Ceutan, ndërsa gjatë natës pati përplasje mes emigrantëve dhe policisë përgjatë kufirit.

Shkaqet e këtij fluksi të pazakontë mbeten ende të paqarta. Megjithatë, situata ka rihapur edhe tensionet diplomatike mes Spanjës dhe Marokut, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi ngjarjen si një kërcënim për sigurinë e Evropës, duke sugjeruar se Italia mund të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes Shengen me Spanjën.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares i quajti këto deklarata të papërshtatshme dhe thirri ambasadorin italian në Madrid për sqarime. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.