☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

BE dhe OKB duan një rend global multilateral

BE dhe OKB ndajnë të njëjtat shqetësime për multilateralizmin dhe rendin global.

Aktualisht multilateralizmi e një rend botëror i bazuar tek rendi e ligji shihen si sfida globale. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka filluar iniciativën në mbështetje të multilaterizmit.

Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara janë partnerë shembullorë, që ndajnë të njëjtat shqetësime për multilateralizmin dhe rendin botëror të bazuar tek rregullat dhe ligjet. Ky është mesazhi kryesor i takimit të presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres, të dielën pasdite në Nju Jork.

“Ne mbështesim sistemin e UN sepse është një për një të ardhme shumë të mirë”, tha Juncker. Mbështetja i duhet Sekretarit Gueterres, i cili ka filluar një iniciativë në mbështetje të multilaterizmit. Dhe mbështetjen e morri plotësisht. “Ne e mbështesim iniciativën për reformimin e UN”, siguroi Juncker.

Iniciativa e filluar nga Gueterres është nënshkruar deri tani nga 128 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Gjermania. “Është kënaqësi për mua të konfirmoj edhe një here partneritetin tonë. Ne kemi sfida të mëdha përpara,” tha Gueterres.

Përfaqësues nga e gjithë bota mblidhen të hënën në Nju Jork, në takimin e nivelit të lartë për paqen që mban emrin e Nelson Mandelës. Aty ata pritet të dalin me një deklaratë për forcimin e OKB.

Ditën e martë zhvillohet takimi i nivelit të lartë kundër drogës, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili, siç është raportuar më parë do të fokusohet kryesisht tek roli i Shteteve të Bashkuara dhe raportet që SHBA kërkon të ngrejë me vende të ndryshme të botës. Një vit më parë Trump e pati kritikuar ashpër organizatën botërore të OKB për mungesë eficience.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.