Pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë dhe bllokimit të disa porteve në Detin e Zi, sasi të mëdha drithi ukrainas, i cili është më i lirë se ai i prodhuar në Bashkimin Evropian, u bllokuan në shtetet e Evropës Qendrore, duke rritur çmimet dhe dëmtuar shitjet e fermerëve vendas.
Në Poloni, situata është kthyer në një problem politik për partinë nacionaliste në pushtet “Ligji dhe Drejtësia” (PiS) në këtë vit zgjedhor. Çështja e drithrave ka zemëruar banorët në zonat rurale, ku mbështetja për këtë parti është zakonisht e lartë.
Ndërkohë në Bullgari, Ministri i Bujqësisë, Javor Geçev, tha se vendi po shqyrtonte gjithashtu mundësinë e ndalimit të importit të drithrave nga Ukraina, njoftoi të dielën agjencia lokale BTA.
Ukraina u shpreh kundër ndalesave dhe bëri thirrje për bisedime për zgjidhjen e çështjes, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve ukrainase, Ukrinform njoftoi se ministrat ukrainas dhe polakë do të takohen të hënën në Poloni për këtë çështje.
Vendimi polak është i vlefshëm deri më 30 qershor.
Rreth 3 milionë tonë drithra janë eksportuar nga Ukraina çdo muaj përmes korridorit të caktuar në Detit të Zi, ndërsa deri në 200,000 ton po lëviz në portet evropiane përmes territorit polak, sipas ministrisë ukrainase.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.