🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,882 ▼ -0.3% ETH $2,378 ▼ -0.23% XRP $1.2896 ▼ -1.41% SOL $102.4700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

BE mirëpret miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Athina

Pas miratimit të marrëveshjes për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit të Greqisë, kanë reaguar zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, thuhet se që në fillim BE-ja ka mbështetur fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi në të gjitha anët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të forta në rajon. Të dyja vendet e kanë zënë këtë mundësi unike, e cila përcakton një shembull pajtimi për Evropën në tërësi dhe do të japë një shtytje të mëtejshme për perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet më tutje në deklaratë.

Zyrtarët e lartë të BE-së më tutje thonë se presin hapat e ardhshëm proceduralë që çojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes. “Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.