⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.52 ▲0.56%
ARI 4,062 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,836 ▼ -1.31% ETH $2,068 ▼ -2.59% XRP $1.0582 ▼ -3.41% SOL $83.1000 ▼ -3.43%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.52 ▲0.56 % ARI 4,062 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Arte

Bebe Rexha premton ndërtimin e 2 shtëpive: Kam gjak shqiptari, s’do e harroj kurrë nga vij

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bebe ka vizituar fshatin Bubq të rrethit të Krujës, ndërsa në një prononcim për mediet ajo u shpreh se “nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë”.

“Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni, askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndieja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh. Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë“, – u shpreh ajo.

Këngëtarja gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti dhe ka premtuar se do ndihmojë familjet e prekura.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën. Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.