🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.04 ▲0.64%
ARI 4,475 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,522 ▲ +2.59% ETH $1,915 ▲ +2.15% XRP $1.0038 ▲ +1.14% SOL $76.0500 ▲ +1.97%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,475 ▲0.04 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.04 ▲0.64 % ARI 4,475 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Begaj vizitë zyrtare në Uzbekistan, takohet me homologun Mirziyoyev: Forcojmë miqësinë dhe shkëmbimet mes qytetarëve

Presidenti Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologut i tij Shavkat Mirziyoyev.

Gjatë takimit me Presidentin Mirziyoyev, Presidenti Begaj shprehu bindjen se tani është koha që Shqipëria dhe Uzbekistani t’i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe nga niveli formal e miqësor në atë të bashkëpunimit konkret, që prodhon rezultate të prekshme në fushat me interes të përbashkët.

Kreu i Shtetit vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm, të frytshëm dhe të dobishëm reciprokisht. Kjo vizitë theksoi ai, do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri dhe premtues në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në takim u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e marrëdhenieve në fushat që synojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, energjitikën, bujqësinë, turizmin, shoqërine dixhitale e inovacioniin, arsimin dhe kulturën.

Presidenti i Reoublikës theksoi gjithashtu rëndësinë e konkretizimit të marrëveshjeve në diskutim nga insttiucionet e dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtarë. Presidenti çmoi forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë midis qytetarëve të dy vendeve.

“ Ne duhet të forcojmë miqësinë mes dy vendeve, te bëjmë qytetarët tanë të krijojnë marrëdhënie mes tyre, të bëjmë studentët tanë të zbulojnë kultura të tjera, të bëjmë profesionistët tanë të shkëmbejne dijen e tyre, të bëjmë bizneset tona të krijojnë partneritete të suksesshme, qytetarët tanë të zbulojnë destinacione të reja dhe të njohin njëri- tjetrin nëpërmjet respektit të ndërsjellë”, deklaori Begaj.

Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi rëndësinë e një lidhjeje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet dy vendeve. Nga pala uzbeke u premtua hapja e ambasadës së tyre në Tiranë. Presidenti Begaj e njohu homologun e tij edhe me hapat e ndërmarra nga Shqipëria për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhë rëndësinë e zgjerimit të unionit në rajonin tonë. “Për Shqipërinë ky është qëllim, objektiv strategjik dhe mision. Ne po punojmë fort për përmbushjen e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve të anëtarësimit në çdo fushë. Ne jemi gati!”, tha Begaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.