🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.93 ▲0.51%
ARI 4,464 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,242 ▲ +1.86% ETH $1,902 ▲ +0.64% XRP $0.9965 ▼ -0.21% SOL $75.6200 ▲ +0.67%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.93 ▲0.51 % ARI 4,464 ▼0.21 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.93 ▲0.51 % ARI 4,464 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Bekim Sali: Mesazhet nga Parlamenti Evropian konfirmojnë se Maqedonia e Veriut ka perspektivë reale evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e përshëndeti debatin në Parlamentin Evropian mbi Raportin për Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar se mesazhet e dërguara nga eurodeputetët përfaqësojnë një konfirmim të fuqishëm të perspektivës evropiane të vendit dhe një nxitje shtesë për vazhdimin e procesit reformues.

Gjatë debatit, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Waitz, përcolli mesazhe inkurajuese për perspektivën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka kapacitetin dhe potencialin për të qenë pjesë e valës së ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm që vjen në një moment kyç për vendin tonë. Fakti që në Parlamentin Evropian njihet progresi i Maqedonisë së Veriut dhe theksohet mundësia që vendi të bëhet anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian është inkurajim për të gjitha institucionet që të vazhdojnë me ritëm edhe më të fuqishëm reformat. Evropa e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë të familjes evropiane dhe detyrimi ynë është që përmes rezultateve ta arsyetojmë këtë besim”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, administratën publike, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e institucioneve demokratike, si parakushte kyçe për avancimin e procesit të integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje strategjike që sjell institucione më të forta, zhvillim ekonomik dhe më shumë mundësi për qytetarët. Perspektiva jonë evropiane është e qartë dhe e arritshme. Debati i sotëm në Parlamentin Evropian është konfirmim se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Përgjegjësia jonë është që përmes reformave, rezultateve dhe pjekurisë politike ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe ta afrojmë vendin drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane”, theksoi Sali.

Lidhur me të gjitha çështjet e trajtuara në kuadër të Raportit, Sali nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe dialogut konstruktiv, në përputhje me Kornizën Negociuese dhe parimet e Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.