🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 94.23 ▲1.76%
ARI 4,163 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,274 ▼ -0.26% ETH $2,673 ▲ +0.54% XRP $1.4914 ▼ -0.47% SOL $118.0800 ▼ -1.72%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.23 ▲1.76 % ARI 4,163 ▼0.14 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 94.23 ▲1.76 % ARI 4,163 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Beleri reagon për deklaratën e Ramës sot në Athinë: Viktimizohet, ai e kontrollon drejtësinë

Eurodeputeti, Fredi Beleri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit Edi

Eurodeputeti, Fredi Beleri i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi si dhe për komentet e tij për të. Beleri gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama po bën padrejtësi që e krahason me kryebashkiakun socialist të Tiranë, Erion Veliaj.

Ai thkeksoi se për vepra penale të supozuara për 360 euro ka qëndruar 16 muaj në burg. Beleri shtoi se në BE është panegociushme respektimi i votës së qytetarëve. Beleri gjithashtu tha se Rama flet për reformën në drejtësi ndërsa ngriti pyetjen nësë kjo reformë është e drejtë apo i mban personat padrejtësisht brenda në burg. Ndër të tjera ai e ka cilësuar hipokrit dhe se retorika e Ramës është e pavend.

“Retorika e zotit Rama ndaj meje ishte që drejtësia është e pavarur. Sot fajin e kanë gjykatësit. Edhe atëhere ishte pa vend, edhe sot është pa vend. Ndërhyrja e pushtetit, ekzekutivit ndaj gjyqësorit nuk mund të ndodhë një vend demokratik.

Zoti Rama është mësuar t’i bëjë këto, t’i mbajë këto qëndrime dhe të mos të ndëshkohet nga populli shqiptar dhe vazhdon t’i bëjë. Besoj se zbutja e tij ka të bëjë se zoti Rama dhe qeveria e tij janë në momentin më të keq gjatë këtyre 13 vjetëve.

Ka të bëjë me integrimin, me çështjen aktuale në Shqipëri, me varfërinë, me reformat që nuk po avancojnë, me shtetin e së drejtës që shkon nga e keqja në më të keqen. Nuk ka një aspekt që Shqipëria të ketë përparim.

Nuk duhet t’u kisha bërë asnjë ditë burg, as sa shumica e shqiptarëve që janë sot në burg. Jemi shteti vetëm që kemi 60% të burgosurve që janë statusin e të paraburgosurit. Kjo nuk është demokraci.

Nuk ishte rastësi që janë në burg. I mban gjyqësori i zotit Rama me një qëllim për t’i frikësuar, për t’i manipuluar për zgjedhje.Domethënë po të bësh një gardh në burg, po të bësh kulla je mik i qeverisë. Ka një shprehje kur bën luanin fqinj, ka mundësi që luani të ha. Tani luani po ha zotin Rama. Rama viktimizohet dhe do u thotë qytetarëve se nuk e kontrollon drejtësinë por e kontrollon plotësisht edhe tani”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.