☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.95 ▲3.09%
ARI 4,473 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,434 ▲ +2.19% ETH $1,909 ▲ +1.45% XRP $1.0034 ▲ +0.41% SOL $76.0500 ▲ +1.35%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.95 ▲3.09 % ARI 4,473 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Fatbardh Kadilli analizon zhvillimet në PD, raportin e lidershipit me demokratët dhe qytetarët, mungesën e reflektimit dhe paralajmëron një të ardhme të zymtë për PD-në: Rugova ndërroi jetë pa e parë fundin e partisë së tij, ndërsa Berisha do ta vrasë partinë para se të largohet nga kjo botë.
Berishizëm dhe përbetim për besnikëri deri në fund, është gjithçka prodhoi procesi fals i “ripërtëritjes” së PD-së, i lajmëruar pak javë më parë nga lideri demokrat. Kështu beson Fatbardh Kadilli, ish-drejtues në strukturat e larta të Partisë Demokratike, kandidat për kryetar të saj.
Kadilli analizon raportin e lidershipit të PD-së me demokratët dhe qytetarët në përgjithësi, duke e konsideruar “reflektimin” ndaj protestës qytetare si një proces burokratik që përfundoi thjesht me ndryshim. Kadilli nuk e konsideron si proces politik, prej të cilit nuk pritet të vijë asnjë ndryshim domethënës.

“PD nuk ka asnjë reflektim dhe nuk e ndjen krizën. Iu duket se ajo që ndodh në bulevard nuk ka të bëjë fare me ta dhe asgjë që ndodh jashtë tyre e shohin se s’ka lidhje me ta. Ata mbajnë gardhin e mbyllur me frikën se mos iu hyn dikush që iu prish vijën… Ose populli, ose kundërshtari, ose ndërkombëtarët e kanë gabim, por ata nuk e shohin kurrë gabimin tek vetja”, thekson Kadilli, duke krahasuar anën tjetër, kryeministrin Rama, që gjithsesi artikulon reflektim dhe pranon problemin që ai ka me qytetarët.
Kadilli thotë se Rama reflekton gjithsesi kur pranon publikisht se ka një distancë ndërmjet nesh dhe bulevardit protestues.

“Por çfarë reflektimi ka në anën tjetër, tek opozita? Si ka mundësi që nuk reflektojnë kur dëgjojnë në shesh ‘Rama në burg, Berisha në burg’? Nuk është logjike që një shesh të kërkojë burgosjen e opozitës… por ja që po ndodh… por është thirrje politike dhe opozita nuk po reflekton mbi këtë situatë. Në PD nuk ka ngjarje politike, është rrudhur tek ajo që quhet berishizëm, një kulturë bolshevike”, thotë Kadilli.
Në një krahasim domethënës me historinë e LDK-së në Kosovë, Kadilli thotë se: “Rugova vdiq dhe nuk e pa fundin e partisë së tij, ndërsa Berisha do ta vrasë partinë para se të largohet”./ Tema

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.