☁️
Tiranë 10°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.35 ▲1.32%
ARI 4,013 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,660 ▼ -2.08% ETH $2,247 ▼ -3.47% XRP $1.2599 ▼ -3.2% SOL $98.1600 ▼ -2.41%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.35 ▲1.32 % ARI 4,013 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Berisha nxjerr mesazhet e për pasuesin e Çakos: Trafikant, rryfetxhi…

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se largimi i Haki Çakos nga policia e shtetit nuk është zgjidhje për t’i larguar uniformat blu nga krimi. “Noriega zëvendësoi narko-drejtorin e Saimir Habilajt, Çakon me narko-drejtorin e përkohshëm te Gon Xhafes, Jaupi”- shkruan Berisha duke publikuar disa SMS të policëve që e etiketojnë nëndrejtorin e policisë së shtetit Rebani Jaupaj si “trafikat, rryshfetxhi, ushtar i krimit etj”.

“Droga ne skaf ka qenë e Gonit, vllait të ish ministrit Xhafaj dhe një personi tjetër Gjergji. Goni dhe Gjergji kane miqt e tyre ne policin kufitare te Vlorës te cilet sigurojnë nisjen e skafeve. Ata jane drejtori i kufirit Luan Hyseni dhe shefi i triportit Adi Ceka. Adi Ceka ka lidhje te shumta me trafikantet ku pa ndihmen e tij nuk leviz dot asgje. Te dy si Adi dhe Luani jane miqe te ngusht te Rebani Jaupit dhe Sokol Bizhges dhe me pelqimin dhe miratimin e Gonit te Xhafes jane aty”– thuhet në një nga SMS-të.

“Doja te denoncoja dhe një fakt te ri. Me urdher nga lart, shefi Bujar Ahmeti, tepelens dhe ushtar i Rebani Jaupit i betuar me urdher te tij, po na nxjerr privatisht te mbajmë në vëzhgim prokurorët dhe deputetët e opozitës pa asnjë procedim penal me shkrim dhe autorizim” – thuhet në një SMS tjetër.

“Prsh doktor. Zv.drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Rebani Jaupi ban shoë ne Velipoje per dy ndertime kolibe shkarkon gjithe efektivet e policise dhe ne aksin kryesor te veriut ne ane te rruges para mbikalimit ne fushkruje merr 10 mije euro per te vazhduar ndertimin pa leje te nje bisnesi pllakash!” – thuhet në një sms tjetër.

“Hashashi i kapur parmbrëmë ne Llakatund eshte mbi 30 ton. Ai i perket klanit Xhafa dhe drejtuesve te larte policise, Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos, shef i krimeve te Fierit!” – shkruhet në një tjetër sms të publikuar më herët.

“Pershendetje Doktor… Pjesa me e madhe e hashashit ka qen e mbjell vjet ne zonen e pyllit te Hoxhares e Darzezes nga Renato, Kreshniku, Ervini dhe Goni, keta kishin mbeshtetjen e drejtorit Neritan Nallbati, Rebani Jaupi dhe Aldos. 30% e mallit te kapur i perket Neritanit, Rebaniut dhe Aldos”- thuhet në një tjetër SMS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.