Politika

Berisha: Parlamenti, protestat më të fuqishme popullore rreth tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, të deleguar, kryetarët e FRPD në degë, dhe kryetaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, protesta e opozitës u përcoll gjerësisht nga të gjitha mediat e mëdha botërore.

“Hapja dje e revolucionit tonë, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës. Agjencitë më të mëdha, por tani siç ishte Shqipëria në mesin e ciklonit gjatë dy javëve, në protestën tonë, në lajmet, ishte Edi Rama me McGonigalin, që kishte korruptuar dhe e kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës. Nuk kishte sukses më të madh në arenën ndërkombëtare se sa ky. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë, të gjitha mediat e mëdha të Amerikës, Europës, Kanadasë dhe vendeve të lira”, tha Berisha.

Më tej Berisha u shpreh se, “ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak”.

“Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramës dhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur  xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë”, theksoi ai.

Ndaj, shtoi Berisha, “secili nga ata që mori pjesë në protestë, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor”.

“Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria.  Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj”, tha Berisha.

“Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë”, tha Berisha.

“Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren”, theksoi Berisha.

Berisha theksoi se, “mesazhi ynë ishte Parlamenti. Ai është Parlamenti i krimit monstruoz kushtetues”.

“Kemi nisur një revolucion ndaj regjimit më mafioz të Europës, do të shmangim gjakderdhjen, do të firmosim fitoren. Askush të mos dyshojë për këtë. Një revolucion paqësor nuk është çështje e një dite, një proteste, e disa protestave. Është një proces, është një proces i qëndrueshëm mosbindje civile”, shtoi Berisha.

Dje unë, bashkë me ju unë bëra një tur në simbolikën e tij.  Institucioni i parë ishte parlamenti. Parlamenti është sot, totalisht, verbërisht vegël e një njeriu, Edi Ramës. Nga tempulli i demokracisë që duhet të jetë, nga institucioni ku opozita në emër të atyre që e kanë votuar, të 620 mijë shqiptarëve që e kanë votuar, duhet të paraqesë alternativën, por edhe të bëjë kontrollin e qeverisë. Këto të dy funksione Edi Rama i asgjëson, duke shkelur kushtetutën dhe ligjet. Ligjet që ne paraqesim për votim, nuk sillen në parlament për shqyrtim. Komisionet Hetimore bllokohen, nuk lejohet. Kurrë ndonjëherë, kurrë ua them unë, as në 1991, parlamenti nuk ka qenë në këtë gjendje. Ndaj dhe mesazhi ynë ishte, parlamenti. Ai është parlamenti i krimit monstruoz kushtetues”, tha më tej Berisha.

Kreu i PD nënvizoi se, “parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij. Ne do të mbrojmë votën e lirë”.

“T’i mohosh një opozite të drejtën e kontrollit, shkelmon mbi 620 mijë njerëz që kanë votuar kundër qeverisë. T’i mohosh një opozite legjitime, të drejtën e fjalës, shkelmon mbi votën 620 mijë qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.  T’i mohosh të drejtën për të kërkuar mocion, faktikisht çfarë e shndërron parlamentin. E shndërron në një turp kombëtar. Sigurisht të gjitha këto bëhen që ne të bojkotojmë parlamentin dhe atëherë etiketa, apo akuza se këta bojkotojnë. Asnjë orë nuk e bojkotojmë, ua them unë këtu, ne ashtu siç është ashtu do të rrimë. Por parlamenti do të ketë protestat më të fuqishme popullore rreth tij”, tha Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button