Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.90 ▲0.92%
ARI 4,382 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,116 ▲ +0.42% ETH $1,923 ▲ +0.32% XRP $1.0358 ▲ +0% SOL $76.8000 ▲ +1.24%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,382 ▼0.4 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.90 ▲0.92 % ARI 4,382 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD do zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “PD-ja do të zbatojë çdo rekomandim në Komisionin e Reformës Elektorale”.

“Së pari, dua të përgëzoj deputetët e komisioneve të reformave, qoftë asaj territoriale dhe asaj zgjedhore për punën që po bëjnë jashtëzakonisht të rëndësishme në dy fusha themelore me interes shumë të madh për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Ju jeni dëshmitarë se zgjedhjet e 11 majit u damkosën tashmë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare si zgjedhjet në kushtet e partisë shtet. Cilido që pretendon apo që flet për zgjedhje në kushtet e partisë shtet, mashtron. Në kushtet e partisë shtet ka farsë, farsë dhe vetëm farsë. Pra, propaganda bajate, propaganda e paguar, lobingjet e paguara të Edi Ramës kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar, institucionet ndërkombëtare njëzëri tashmë flasin për parti shtet në Shqipëri. Tashmë kanë identifikuar si problemin madhor të Shqipërisë gjendjen në kushtet e partisë shtet. Partia shtet nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale dhe kjo është bërë e mundur falë punës së shkëlqyer, të ndershme të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare OSBE/ODIHR, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, të cilët atë vëzhgim të zgjedhjeve në Shqipëri e paraqitën me vërtetësi të madhe para opinionit publik evropian dhe botëror”, tha Berisha, shkruan A2.

“Por, kjo është bërë e mundur edhe nga vendosmëria e demokratëve, e anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të PD, të cilët bënë gjithçka për të paraqitur faktet, dokumentet e pakundërshtueshme të dhunimit masiv dhe sistematik të parimeve ndërkombëtare dhe ligjeve të vendit për zgjedhjet. Pra, sot punohet nga komisioni i reformës, punohet mbi bazën e dokumenteve, do të thosha të shkëlqyer, dhe rekomandimeve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do mund t’u jepej kurrë përgjigje problemeve madhore të farsës elektorale në Shqipëri, shtoi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.