Berisha propozon emrat e strukturës drejtuese të PD-së/ 6 kandidatë për nënkryetarë, Noka përballë Korreshit për Sekretarin e Përgjithshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar sot para Këshillit Kombëtar listën e kandidaturave për postet kryesore në strukturën drejtuese të partisë, duke theksuar një ripërtëritje bazuar në eksperiencë dhe duke respektuar parimet e statutit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha rikujtoi se, në përputhje me vendimin e mëparshëm të Këshillit Kombëtar dhe statutin e Partisë Demokratike, dy poste nënkryetarësh janë ex-officio.
“Në kuadrin e dhe në frymën e Kuvendit, është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike”, tha Berisha.
Ai prezantoi kandidaturat për nënkryetarë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.
Kandidaturat për Sekretarë
Berisha paraqiti gjithashtu kandidaturat për postet e sekretarëve, ku për çdo pozicion ka dy kandidatë:
Komisioni për Apelimin
Për Komisionin për Apelimin janë propozuar: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besar Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Hejdron, Mark Lleshi, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të zgjedhin pesë emra nga kjo listë.
Berisha nënvizoi se ky Sekretariat përfaqëson një ripërtëritje të strukturave, duke u bazuar në eksperiencën dhe praktikat e kandidatëve.
“Ky Sekretariat ka të gjithë vullnetin, ekspertizën dhe ju, të dashur anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, keni mundësi zgjedhje me kandidaturat që dëshironi”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.