Politika

Berisha sulmon Yuri Kim: E ka me shkrim shkatërrimin e PD! Donte me çdo kusht njeriun e financuar nga rusët në krye të PD

Sali Berisha njofton sot lëvizjen e radhës pasi Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit për vulën e PD. Ndër të tjera, ai vijon akuzat ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim teksa u shpreh se e ka me shkrim faktin që ajo do te shkatërrohet PD.

“Nesër do mblidhen kandidatët e PD dhe në darkë Këshilli Kombëtar të PD. Vendimet që duhen marrë do të jenë të një rëndësie të jashtëzakonshme.

#Cilat do të jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk repsekton asnjë ligj. Ka një paralelizëm absolute mes MCgonigal, Yuri Kim dhe Edi Ramës.

E ka me shkrim guvernatorja që do shkatërrohet PD, e kemi me dokumente kur guvernatorja bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimin e saj ishte të mbante Lul Bashën me cdo kusht, njeriun e financuar nga rusët në krye të PD”, tha Berisha.

Berisha: Edi Rama dhe Yuri Kim mendojnë se pasi dështuan me Bravën, do e ringjallin Bashën me Vulën

E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e kësaj partie.
Ky moment është dëshmia flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmente të mafies ndërkombëtare.
Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i mbajtur një kufomë politike, një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët, dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës, por e vërteta sipas guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare.
Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Ai ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik. Është në genin e tij. Përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.
Por këta skenarë që filluan me McGonigal dhe Xhorxh Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën.
Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, që ka ndërhyrë të gjykatësja me Erion Veliajn. Këto janë të faktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button