☁️
Tiranë 34°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 85.22 ▲1.38%
ARI 4,422 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,403 ▲ +0.34% ETH $1,919 ▲ +1.13% XRP $1.0050 ▲ +0.91% SOL $77.3600 ▲ +1.96%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 85.22 ▲1.38 % ARI 4,422 ▲0.04 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 85.22 ▲1.38 % ARI 4,422 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez është pothuajse vrasje shtetërore! Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së martës (18 gusht).

Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një akt tepër të rëndë, ndërsa ka hedhur akuza ndaj mënyrës se si funksionon industria turistike në Sarandë. Sipas Berishës, në Sarandë “shteti dhe krimi janë një”, duke akuzuar institucionet për mungesë të zbatimit të ligjit.

“Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston. Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës, të cilat funksionojnë gjer në agim. Në plazhet e pushtuara, ku nuk gjendet një metër plazh publik, por të gjitha të dominuara nga të fortit që shesin shezlonget qindra euro”, thotë Berisha.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:15 të kësaj të marte (18 gusht) në Ksamil, kur shtetasi portugez u gjet pa shenja jete në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në zonën turistike të Ksamilit. Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu u goditu me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, 29-vjeçari Sokrat V. u largua nga vendi i krimit, por u arrestua disa orë më pas në Levan të Fierit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.