☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,864 ▲ +0.16% ETH $2,243 ▲ +0.45% XRP $1.1534 ▼ -4.47% SOL $89.9700 ▲ +0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Bido pas incidentit në protestë: Ka dy lloje protestuesish, disa pastrojnë sheshin, të tjerët sjellin dhunë dhe destabiliz

Deputeti socialist Ardit Bido ka reaguar pas incidentit të ndodhur një ditë më parë. Teksaprotestuesit ishin mbledhur para Kuvendit, Bido pas seancës plenare tentoi të takohej me protestuesit për “t’i përshëndetur”, po këta të fundit nuk e pritën mirë deputetin socialist, saqë u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bido thotë se ka dy lloje protestuesish: ata që dalin me kërkesa të qarta dhe pas përfundimit të tubimit mbledhin mbeturinat dhe largohen dhe grupi i dytë janë ata që shkaktojnë trazira.

“Ka dy lloje protestash ku qytetarët dalin me kërkesa të qarta, pas protestës mbledhin mbeturinat dhe kthehen në shtëpitë e tyre. Ka edhe një lloj tjetër proteste, atë të agresivitetit, të fyrerjeve dhe dhunës verbale që e kemi parë shpesh në rrjete sociale dhe që dje e pamë edhe ‘live’. Teksa dilja nga Parlamenti dje, ndalova te disa protestues duke komunikuar normalisht. Më vonë erdhi një grup i madh agresiv, me fyerje dhe dhunë. Në kaq vite punë nuk më gjeni asnjë moment që kam fyer, kam etiketuar pa fakte, sepse nuk mendoj që kjo shoqëri ka nevojë për këtë lloj dhune dhe agresiviteti”, shprehet Bido.

Bido thekson se pavarësisht këtij incidenti nuk e tremb, por dhuna nuk duhet të lejohet e aq më tepër ta pranojmë në shoqërojmë në vendin tonë.

“Ajo që pamë dje ishte që një grumbull njerëzish, të nxitur nga parti të vogla ose të mëdha, shkojnë drejt dhunës, ndryshe nga ata që mbledhin mbeturinat në fund të mitingut. Këtë nuk duhet ta pranojmë si shoqëri. Mua nuk më tremb kjo gjë, sepse në vendin tim nuk kam frikë se ku shkoj dhe ku eci. Këtë lloj dhune nuk duhet ta pranojmë, ky është destabilizim”, përfundon Bido.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.