🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.81 ▼0.93%
ARI 4,029 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,961 ▲ +0.55% ETH $2,318 ▲ +0.86% XRP $1.3001 ▲ +1.44% SOL $100.3400 ▼ -0.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.81 ▼0.93 % ARI 4,029 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bill Clinton në fushatë takon gazetarin Shaqir Salihu, e përqafon kur mëson se është nga Kosova

eeNjë gazetar i njohur shqiptar në SHBA ka pasur një takim të bukur me ish-Presidentin Bill Clinton, gjatë një takimi të fushatës presidenciale, në Alexandria, Virginia.

Shaqir Salihu, tashmë në pension, pas tri dekadash në “Zërin e Amerikës”, ishte vetëm një nga 800 vetët e mbledhur në sallën e madhe për të parë e dëgjuar ish-presidentin, por shansi e deshi që të ishte edhe një nga ata që patën fatin të takohen e të flasin personalisht me të Ish-Presidenti Clinton po bënte fushatë për bashkëshorten e tij, Hillary Clinton e cila udhëheq garën brenda Partisë Demokrate. Ai foli për arsyet se pse Hillary Clinton është presidentja që i duhet Amerikës.

Shaqiri ishte ulur në rreshtin e parë dhe kur Clinton u afrua që t’u jepte dorën.

“Kur i pëshpërita në vesh se jam nga Kosova, më perqafoi fort dhe më rrëfeu se Kosova është shteti i tij i preferuar”, shkruan gazetari Salihu në faqen e tij, në Facebook. “Gati sa nuk shpërtheva në lot nga ky takim mallëngjyes me një njeri kyç ne krijimin e shtetit të Kosovës. Një njeri që e do dhe e mbron lirinë e demokracinë”.

Shumë shqiptarë në SHBA mbështesin zonjën Hillary Clinton për presidente për shkak të pikëpamjeve të saj dhe të rolit miqësor ndaj shqiptarëve të luajtur si Sekretare e Shtetit dhe Senatore e Shteteve të Bashkuara, por një mbështetje më shumë vjen prej rolit të Presidentit Bill Clinton çlirimin historik të Kosovës nga zgjedha serbo-jugosllave.

Shaqir Salihu, i lindur dhe rritur në Kosovë, erdhi në SHBA në vitet 1960 dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme pune në seksion shqip të Zërit të Amerikës. Një përshkrimi i mbresave të tij nga ky takim bashkë me fotografinë e mësipërme është botuar prej tij në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.