⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,230 ▼ -1.36% ETH $2,240 ▼ -0.2% XRP $1.2446 ▼ -0.84% SOL $95.8000 ▼ -1.68%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Bizneset mbeten kredimarrësit më të këqij

Rënia e kredive me probleme është para një perspektive të mbarë, pasi Banka e Shqipërisë raportoi se, kreditë me probleme në dy klasat e tjera (shih grafikun e mëposhtëm) që klasifikohen si “kredi nënstandard” dhe “kredi në ndjekje”, gjithashtu kanë regjistruar rënie, si rezultat i shlyerjes së një pjese të kredive të prapambetura dhe kalimit të disa kredive jocilësore në klasat cilësore.

Por sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, cilësia e kredisë paraqitet më e dobët për kredinë për bizneset, kredinë në valutë dhe kredinë me afat të mesëm maturimi.

Në dhjetor 2018, raporti i kredive me probleme për secilin nga këto segmente shënoi përkatësisht 14.3% për bizneset, 13.1%  kredinë në valutë dhe 12.5% për kredinë me afat të mesëm maturimi.

Raporti i kredive me probleme shënoi 11.1% në dhjetor 2018, duke rënë me 2.2 pikë përqindje gjatë periudhës dhe ndaj një viti më parë.

Rënia e tepricës së kredisë së klasifikuar si “e humbur” me gati 19%, dha kontributin kryesor në përmirësimin e cilësisë së kredisë gjatë periudhës. Kreditë e humbura vijojnë të zënë peshën kryesore të kredive me probleme (48%), por kjo peshë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme nga niveli prej 58% i një viti më parë.

Kontributin kryesor në drejtim të përmirësimit të cilësisë së kredisë e kanë dhënë bankat e mëdha.

Gjatë periudhës, teprica e kredive me probleme të bankave të mëdha u zvogëlua me 10.4 miliardë lekë (ose me 20%), ndërsa raporti i kredive me probleme për bankat e mëdha ra në 11% nga 14%.

Tkurrje në stokun e kredive me probleme është raportuar edhe nga bankat e mesme dhe të vogla. Raportin më të lartë të kredive me probleme e kanë bankat e mesme (11.6%), ndërsa raportin më të ulët e kanë bankat e vogla (8.8%).

Në përmirësimin e cilësisë së kredisë për grupin e bankave të vogla kanë ndikuar edhe ndryshimet strukturore në këtë grup banka

Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga kursi i këmbimit është përmirësuar gjatë periudhës, duke vijuar prirjen e nisur që prej vitit 2015.

Në dhjetor 2018, kreditë me probleme për kredinë e pambrojtur në valutë shënuan nivelin më të ulët që prej vitit 2009, rreth 13 miliardë lekë. Raporti i kredive me probleme për këtë kategori kredie ra në nivelin 9.1%, nga 12.4% në fund të muajit qershor 2018.

Ndikimin kryesor në përmirësimin e cilësisë së kredisë së pambrojtur e dha kredia në monedhën euro. Raporti i cilësisë për kredinë e pambrojtur në euro ra nga 12.9% në 9.4%, ndërsa për portofolin e kredisë së pambrojtur në dollarë amerikanë raporti i kredive me probleme ra në 7.3%, nga 9.2%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.