☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,504 ▼0.45%
DOW 52,925 ▼0.25%
NASDAQ 25,819 ▼1.16%
NAFTA 74.38 ▲5.59%
ARI 4,060 ▼2.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,150 ▼ -1.62% ETH $1,737 ▼ -2.27% XRP $1.0823 ▼ -3.58% SOL $77.2200 ▼ -4.7%
S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 74.38 ▲5.59 % ARI 4,060 ▼2.35 % S&P 500 7,504 ▼0.45 % DOW 52,925 ▼0.25 % NASDAQ 25,819 ▼1.16 % NAFTA 74.38 ▲5.59 % ARI 4,060 ▼2.35 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Seria A

“Blerja” më e fuqishme kuqezi? Cardinale…, pas 4 vitesh Milani bëhet i tij

7 korrik 2026: Milani është i Gerry Cardinale. E lexuat mirë: jo më 1 qershor 2022, dita e kalimit të pronësisë nga ‘Elliott’, siç na tregojnë dokumentet zyrtare të depozituara. Pikërisht më 7 korrik 2026. Ato pamje, ato foto të pritjes së Rubén Amorim në Milanello, janë sinjali më i qartë, i drejtuar ndaj të gjithëve.

Zoti Gerry, në këtë aventurë, nuk dëshiron të vendosë vetëm paratë, por edhe fytyrën e tij. Ai Milan që, në varësi të momenteve dhe sinjaleve të marra, ishte i Furlanit, Ibrahimovic, Scaronit, Allegrit apo Tares, tani është vetëm i Cardinales. Dhe kështu duhet të jetë.

Zoti ‘RedBird’ ka fshirë gjithçka për të nisur nga e para, me të në qendër. Me figura të stafit të dobishme, por jo të bezdisshme apo që marrin skenën kryesore. Duke sjellë te kuqezinjtë Gonçalo Ramos dhe përcaktuar vetë çmimin e tij (!), duke zgjidhur brenda pak orësh çështjen ‘Gila’ me një negociator të fortë si Lotito, një njeri që gjithmonë të detyron t’i zgjasësh negociatat, duke u përpjekur personalisht të rikuperojë një talent të humbur në mënyrë të papritur si Liberali, i vetmi mision i papërfunduar, por i vlerësueshëm në qëllime.

Sepse kjo do të thotë që në të ardhmen, të mbash në shtëpi Camardën dhe të vazhdosh të investosh te Bartesaghi, shton shresën që akademia kuqezi të rikthehet të jetë burim i privilegjuar për ekipin e parë.

Cardinale, prej disa javësh, në thelb që nga dita e shkarkimeve masive në sektorin teknik dhe drejtues, e ka kuptuar se tani i takon atij Milani. Një njeri që ka qenë gjithmonë fitues te ‘Goldman Sachs’, në ‘Paramount’ dhe të gjitha bizneset e tjera, nuk mund ta lejonte veten të konsiderohej humbës në Itali dhe në futboll. Një njeri që për tifozët duhej ta shiste klubin kuqezi dhe të largohej. Tifozë me të cilët ai ndan një ndjenjë: zemërimin për rezultatet e dështuara të sezonit të kaluar.

Kështu, ai vendosi ta luajë vetë këtë sfidë, i gatshëm të përballet me rezultatet. I vetëdijshëm se fusha ku po lufton, Seria A, nuk është ‘rosaku i shëmtuar’ që shumë duan ta paraqesin. Mjafton të fillohet të ndryshohet mentaliteti, të dilet nga ngurtësia dhe konservatorizmi tipik i kulturës italiane.

Prandaj, zgjedhja e parë revolucionare ishte ajo e Rubén Amorim, i cilësuar si trajner novator i gjeneratës së re, jo një trajner nga rrethi i zakonshëm. E gjitha kjo shoqërohet me ide dhe operacione që synojnë të ndërtojnë një Milan që lufton për titullin kampion, jo thjesht për kualifikimin në Champions League, siç thuhej deri sezonin e kaluar.

Një Milan që nuk lufton vetëm për të dalë me një pikë kundër ekipeve të mëdha, apo që fiton derbet pa kënaqur ata që duan bukurinë e lojës, por që luan gjithmonë për të shënuar dhe fituar. Këto janë idetë e tij. Sepse Milani duhet të jetë një spektakël edhe në fushë, jo vetëm në tribuna, në media apo në dyqane. Mes mijëra marrëveshjeve dhe angazhimeve të tjera, tani Milani është në krye të mendimeve të tij. Një angazhim total derisa klubi të ecë në drejtimin e dëshiruar.

A do të jetë në fund blerja më e mirë e Milanit për sezonin e ardhshëm, pikërisht Gerry Cardinale? Këtë do ta tregojë fusha, por që nga 7 korriku 2026, për tifozët kuqezinj (më pesimistët madje kishin frikë edhe nga mosregjistrimi i klubit në kampionat), ka më shumë shpresë se pikërisht kështu do të jetë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.