☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Blushi: PS-PD në bashkëqeverisje. Replikojnë Rama e Paloka

Parlameti u mblodh mbrëmë, pas orës 21:00 për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme dhe në tavolinë është Kodi Zgjedhor dhe Vettingu. Mes palëve ishte rënë dakord për gjithçka dhe nuk parashikohej diskutim. Por ai që “prishi” qetësinë e seancës ishte kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.
Blushi mori fjalën dhe hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj Kryeministrit Rama. Ai tha se me këtë marrëveshje ata po qeverisin bashkë dhe marrëveshja, sipas tij, është një marrëveshje kundër reformës në drejtësi.
Ben Blushi zgjodhi disa vargje të Fan Nolit për të mbyllur fjalën e tij.
“Çohuni katundarë e punëtorë që nga Shkodra e gjer në Vlorë”, citoi ai.
Replika e Kryeministrit Rama nisi e frymëzuar nga vargjet e Fan Nolit.
“Fan Noli do të rrotullohej në varr bashkë me katundarët e punëtorët, se nuk e di se kush është ai katundar e punëtor që voton Ben Blushin”, nisi fjalën e tij Kryeministri.
Më pas, Rama replikoi me Astrit Patozin në lidhje me veshjen e tij.
“Sa për veshjen time Patoz, në fillim e përqeshin, pastaj e diskutojnë dhe në fund bëhet modë”, i tha Kryeministri, që më pas iu rikthye replikës me Blushin.
“Nuk është bërë një ndryshim në Qeveri për të ndarë tepsinë. Ministrat që u votuan sot nuk kanë ardhur në Qeveri për të përfaqësuar PD, por për të garantuar opozitën si ministra teknikë në mbrojtje të zgjedhjeve. Pra edhe sikur PD të mos hynte në zgjedhje kishte dalë një urdhër më përpara për ndalimin e të gjithë shpenzimeve dhe të gjitha procedurave të reja në të gjithë kohën e fushatës. Edhe pa PD në zgjedhje, qeveria deri më 25 qershor do të ishte thjeshtë një administratore e të përditshmes, ose e asaj që mund ta quajmë rutina e mekanizmit shtetëror. Drejtorët Blush, nuk do të zëvendësojnë drejtorët e mëparshëm, as për emërime, as për tendera dhe as për të prekur, qoftë edhe një petë të byrekut të tepsisë që ti e sheh nga larg dhe sa më larg ikën, aq më shumë të shtohet oreksi”, vijoi Rama.
Replikë nga vendi ndaj Blushit bëri edhe Edi Paloka. Kreu i grupit parlamentar demokrat e nisi fjalën e tij me një vërejtje ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që sipas Palokës nuk duhej t’i jepte fjalën për asnjë, por thjeshtë të votohej me rëndin e seancës së jashtëzakonshme.
“Na vjen këtu si i virgjër! Ka nja 20 vjet në Parlament me votat e Partisë Socialiste dhe tani na hiqet si i virgjër dhe flet se ça arriti çadra. Kështu që nuk duhej të diskutohej sepse nuk jemi në këtë seancë serioze, as të dëgjojmë të shesin virgjëri dhe as të dëgjojmë Kryeministrin që flet për trendin e veshjeve”, tha Paloka.
Ndërkohë, Sali Berisha tha se e analizoi si mjek fjalën e Blushit. Ai tha se vuri re një ndjenjë xhelozie tek fjala e tij në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, që këmbënguli se është një “win-win story”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.