☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.22 ▼0.53%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,280 ▲ +0.38% ETH $2,329 ▲ +0.33% XRP $1.3114 ▲ +1.41% SOL $101.0000 ▼ -0.2%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.22 ▼0.53 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.22 ▼0.53 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

‘Bomba X’, ja parcelat që sipas opozitës i ka blerë Gruevski

Afër vilës së presidentit dhe shtëpive të ambasadorëve të vendeve të Evropës perëndimore, komshi i parë në pyllin e malit Vodno. Kështu duket rrethina e parcelave për të cilat opozita akuzoi kryeministrin një ditë më parë, se po i përvetëson përmes kompanive të huaja. Zyrtarisht, sipas Kadastrës, pronarë të disa prej parcelave janë kompania “Eksiko”, “Kara” e biznesmenit Orce Kamçev, një kompani nga Qiproja, dhe parajsa tatimore e shtetit të Belizes. Ndërsa në opinionin e gjerë, emri i firmës Eksiko nuk është shumë i njohur. Por për gazetaren hulumtuese, Sashka Cvetkovska, kjo firmë është sinonim për një kompani të dyshimtë me seli në Zvicër e cila paraqitet me një sërë biznesesh në vend.

“Kompania është relativisht anonime sepse bën pjesë në kompanitë më të mëdha ku kjo kompani blen aksione. Kompania “Eksiko” deri tani përmes kompanive në të cilat ka aksione, ka marr pjesë në shumë tenderë shtetërorë. Në ndërtimin e projektit “Shkupit 2014” përmes Beton-Shtip, pastaj Eksikon-in e kemi edhe në sektorin bankar dhe atë bujqësor. Stopanska Banka SH.A Manastir, KB Pellagonia. Dikur blinin aksione edhe në Zhito Leb. “Eksiko” është në shumë vende. “Eksiko” është në projektin “Shkupi 2014” edhe me hotelin Ibis”, tha Sashka Cvetkovska, gazetare.

Në lokacionin që vizitoi Alsat M mund të shihnim vetëm një pjesë të parcelave ku duhet të ngrihen disa ndërtesa. Disa qindra metra në mal, me sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore, gjenden edhe dy parcela të tjera, për të cilat opozita gjithashtu akuzoi se i ka blerë kryeministri. Sipas të dhënave të Kadastrës, pronare e këtyre parcelave është kompania “Sirah inxhinering”. Opozita tregoi një dokument në të cilin shihet se pronësia e kompanisë është nga Karaibet, që konsiderohet si parajsë tatimore, Belize. Si drejtues  paraqitet emri i Risto Novaçevskit, që sipas LSDM-së është kumbar i Gruevskit nga martesa e parë. Ajo që është kontestuese në këto parcela, megjithatë nuk është vetëm fakti që i posedojnë kompanitë me pronarë sekretë. Problematik është fakti se ato janë blerë si toka bujqësore me çmim më të ulët, që më pas me ndryshimin e planit të detajuar urbanistik, vlera e tyre të rritet shumëfish. Kështu, toka që tani është në pronësi të kompanisë nga Belize, më herët nuk ka qenë e parashikuar për ndërtim, thjesht ka qenë pyll dhe gjelbërim, ndërsa tani është e vizatuar në plan për ndërtesa. Ngjashëm edhe për parcelat e tjera. Në vendin e pyllit dhe gjelbërimit janë vizatuar rrugë, terrene sportive, ndërsa me ndryshimet e fundit janë vizatuar edhe skica për shtëpi, të larta madje edhe deri në 10 metra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.