☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,792 ▲ +0.45% ETH $1,765 ▲ +0.58% XRP $1.1392 ▲ +0.05% SOL $80.6100 ▼ -2.35%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Franca eliminon 1-0 Paraguajin, siguron përballjen me Marokun në çerekfinale

– Franca fitoi 1-0 ndaj Paraguajit dhe u kualifikua në çerekfinalet e Botërorit, por ndeshja u dominua nga loja e ashpër dhe provokimet e vazhdueshme të futbollistëve paraguajanë, shkruan BBC.

Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, e quajti sjelljen e Paraguajit “turpëruese”, ndërsa ish-mbrojtësi Micah Richards tha se ekipi nuk kishte nevojë të përdorte këto mënyra loje.

Sipas raportit, lojtarët e Paraguajit, kryen disa ndërhyrje të forta dhe provokime, si goditje me bërryl, faulle të rënda dhe përpjekje për të vonuar kryerjen e penalltisë. 

Megjithatë, asnjë futbollist paraguajan nuk u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa tre lojtarë francezë u ndëshkuan.

Goli i vetëm i ndeshjes, erdhi në minutën e 70-të. 

Gjyqtari Ilgiz Tantashev vendosi për penallti, pas rishikimit me VAR, pasi Desire Doue u pengua në zonë. 

Para goditjes, mbrojtësi Gustavo Velazquez u përpoq të prishte pikën e penalltisë, duke e gërvishtur me këmbë, por Kylian Mbappé shënoi gol dhe i dha Francës fitoren.

Pas ndeshjes, Mbappe tha se Franca ishte e përgatitur për këtë lloj loje.

“Ata menduan se do të vinim të luanim bukur, por ne ishim gati. Kjo është mënyra e tyre e lojës, por ne fituam”, tha ai.

Trajneri Didier Deschamps zbuloi se në minutat e fundit, u kishte kërkuar lojtarëve më të fuqishëm fizikisht të mbronin Mbappen, pasi priste që kundërshtarët të ndërhynin ashpër ndaj tij.

Franca do të përballet me Marokun në çerekfinale.

Analiza 

Analistët vlerësuan se gjyqtari nuk e kontrolloi siç duhet ndeshjen. 

Sipas tyre, ai lejoi shumë faulle të ashpra pa ndëshkim, nuk vendosi autoritet që në fillim dhe humbi kontrollin e ndeshjes. 

Penalltia vendimtare u dha vetëm pas ndërhyrjes së sistemit VAR, ndërsa mungesa e kartonëve për Paraguajin, u cilësua si një nga vendimet më të diskutueshme të ndeshjes. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.