BOTËRORI 2026 – Meksika kthen orët luksoze të dhuruara nga një “YouTuber”
– Kombëtarja e Meksikës është detyruar të kthejë orët luksoze që i kishte dhuruar “YouTuberi”, amerikan SteveWillDoIt, shkruan BBC.
Krijuesi i përmbajtjes, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Deleonardis, tha se kishte shpenzuar rreth 1 milion dollarë (747 mijë paund) për të blerë ora “Rolex”, për çdo futbollist dhe anëtar të stafit të kombëtares meksikane.
Meksika, një nga vendet organizatore të Kupës së Botës FIFA 2026, do të përballet me Anglinë, sot në mbrëmje me në stadiumin “Azteca”.
Deleonardis ua dorëzoi orët lojtarëve dhe stafit të hënën, një ditë para fitores së Meksikës ndaj Ekuadorit, në fazën e 1/16-ave të finales (raundi ku mbeten 32 skuadra dhe fituesi kalon mes 16 ekipeve më të mirave).
Megjithatë, FIFA ka rregulla të rrepta për pranimin e dhuratave.
Kodi i Etikës i FIFA-s përcakton se dhuratat mund të pranohen vetëm, nëse kanë vlerë simbolike ose të papërfillshme, ndaj orët luksoze nuk lejohen.
Sipas një njoftimi në llogarinë zyrtare të kombëtares së Meksikës në X, lojtarët vendosën me marrëveshje të përbashkët t’i kthenin orët, ndërsa u theksua se “YouTuberi” i kishte dhuruar ato me nismën e tij personale, pa asnjë kërkesë nga federata apo skuadra.
Meksika synon të arrijë në çerekfinale të Kupës së Botës, për herë të parë që nga viti 1986, kur organizoi turneun. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.