☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 05 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
₿ CRYPTO
BTC $62,834 ▲ +0.58% ETH $1,765 ▲ +0.3% XRP $1.1367 ▼ -0.41% SOL $80.3900 ▼ -2.08%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9191 EUR/ALL 94.0654 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 53.5746 EUR/JPY 184.47 EUR/CAD 1.6236
05 Jul 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI 2026 – Pse Anglia nuk i frikësohet Meksikës apo “Azteca-s”?

– Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer beson se Anglia nuk do të ndikohet nga presioni i ndeshjes, në stadiumin legjendar “Azteca” dhe as nga atmosfera e zjarrtë, që pritet në përballjen ndaj Meksikës, shkruan BBC.

Sipas tij, pavarësisht zhurmës së madhe, tifozëve vendas dhe kushteve të vështira fizike, si lartësia e qytetit të Meksikos, lojtarët anglezë janë të përgatitur për këto sfida dhe nuk do të kenë frikë.

“Është folur shumë për kushtet e vështira në “Azteca”, por lojtarët nuk duhet të mendojnë për këtë. Ata thjesht duhet të dalin në fushë dhe të luajnë futboll. Nëse e bëjnë këtë, mund të fitojnë”, tha Shearer.

Ai theksoi se ndeshje të tilla, janë pikërisht ato për të cilat futbollistët punojnë gjatë gjithë karrierës së tyre, duke shtuar se atmosfera në një stadium historik dhe një ndeshje me peshë në Botëror është një ëndërr për çdo lojtar.

Shearer kujtoi edhe faktin se Meksika ka një rekord fitoresh në “Azteca”, duke humbur shumë pak ndeshje që nga viti 1966, por sipas tij kjo nuk e bën ekipin të pamposhtur. 

Ai shtoi se kundërshtarët e Meksikës, shpesh nuk kanë qenë të nivelit më të lartë, ndaj kjo statistikë nuk duhet të krijojë frikë te Anglia.

“Është një sfidë, por duhet ta përqafojnë dhe ta shijojnë. Duhet të jenë pozitivë dhe të tregojnë çfarë dinë të bëjnë”, shtoi ai.

Shearer tha gjithashtu se ka ndjekur Anglinë gjatë turneut në SHBA dhe se ekipi ka pasur mbështetje të madhe nga tifozët në shumicën e ndeshjeve, por në Meksiko Siti situata do të jetë krejt ndryshe, me shumicën e stadiumit në anën e vendasve.

Ai shtoi se përvojat si kjo, janë të veçanta edhe për komentatorët dhe tifozët, duke theksuar se vetë, mezi pret të jetë i pranishëm në “Azteca”.

Në aspektin sportiv, Shearer mendon se trajneri Thomas Tuchel ka disa vendime të rëndësishme për formacionin, sidomos në mbrojtje dhe në krahët e sulmit.

Ai përmend si rrezik kryesor sulmuesin meksikan Julian Quiñones, duke sugjeruar se zgjedhjet në krahun e djathtë të mbrojtjes do të jenë vendimtare për balancën e ekipit. 

Gjithashtu, ai vlerësoi se mesfusha është pika më e fortë e Anglisë dhe nuk duhet ndryshuar.

Në fund, Shearer tha se pavarësisht sfidës ndaj Meksikës, ai ende e sheh Francën si skuadrën më të fortë të turneut dhe favorite kryesore për të fituar Botërorin. 

Sipas tij, Kylian Mbappé mbetet edhe kandidati kryesor për “Këpucën e Artë”, falë formës së tij të jashtëzakonshme fizike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.