☁️
Tiranë 29°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.43 ▲0.44%
ARI 4,409 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,311 ▲ +0.22% ETH $1,916 ▲ +0.94% XRP $1.0036 ▲ +0.77% SOL $77.0400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,409 ▼0.27 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.43 ▲0.44 % ARI 4,409 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

BOTËRORI – Meksikë-Angli mund të luhet më shpejt për shkak të motit

KANSAS SITI, 4 korrik /ATSH-DPA/ – FIFA është në diskutime për të afruar ndeshjen e Anglisë në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës me Meksikën në një kohë më të hershme për shkak të rrezikut të motit.

Skuadra e Thomas Tuchel përballet me bashkorganizatorët në një ndeshje emocionuese në ”Estadio Azteca” të dielën, me fillimin e planifikuar aktualisht për në orën 18:00 pasdite sipas orës lokale (00:00 GMT të hënën).

Por, bisedimet janë duke u zhvilluar me palët e interesuara relevante për të afruar ndeshjen për shkak të kushteve të mundshme të pafavorshme të motit në Meksiko Siti, me një kohë të re prej orës 12:00 sipas orës lokale (18:00 GMT).

Lojtari i Anglisë, Morgan Rogers, tha për ndryshimin e mundshëm se “është thjesht një pengesë tjetër për t’u kapërcyer. Do të jemi gati pavarësisht kohës. Sa më herët aq më mirë. Mezi presim pavarësisht kohës”.

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, gjithashtu minimizoi ndikimin e një ndryshimi të mundshëm të ndeshjes.

“Mendoj se për ne është e njëjta gjë. Duhet të jetë e njëjta gjë, duhet të jemi të përqendruar, duhet të jemi gati për çdo gjë. Mendoj se është një nga pikat e forta të grupit, përfshirë të gjithë, lojtarët, stafin, ne jemi gati për çdo sfidë që na del përpara. Natyrisht, nuk është ideale, por gjithashtu nuk ka rëndësi”, shtoi ai.

Lartësia mund të jetë sfida më e madhe, me ndeshjen që zhvillohet më shumë se 2 000 metra mbi nivelin e detit./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.