☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,466 ▲ +0.65% ETH $1,879 ▲ +1.03% XRP $1.0991 ▲ +0.45% SOL $74.7100 ▲ +0.85%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
26 Jul 2026
Breaking
Arte

Botohet shqip “Përplasja e fanatikëve” e Francis Balle

“Përplasja e fanatikëve”, libri i Francis Balle ku autori mbron tezën se kulturat – shkencore, mediatike apo edhe ato klasike, nuk po e luajnë rolin e tyre si busulla të modernitetit, sapo ka ardhur në shqip nga “Botimet Papirus”.

Por, më keq akoma, rivale të njëra-tjetrës ato po vërshojnë drejt pseudokulturës… Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej,përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga ”Përmbushja e Historisë”, – më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit.

Por, a bëhet fjalë vallë për një kulturë tregtare ku fusim gjithçka dhe që nuk njeh asnjë kufi, që nuk pranon asnjë përcaktim dhe paraqitet thjesht si argëtim? Apo përkundrazi, është fjala për një kulturë elitiste, të mbyllur, e cila u hapet vetëm profesionistëve të saj, si atëhere kur bëhet fjalë për teknoshkencat ashtu edhe në rastin e shkencave humane të lëna pas nga koha? Duke mos marrë përsipër përgjegjësinë për trashëgiminë e tyre kulturore, shoqëritë tona janë të dënuara të rrëzohen.

Është pikërisht ky boshllëk shpirtëror që sot lejon përhapjene ideologjive radikale dhe të dhunshme, duke riprodhuar kështu edhe njëherë atë që dikur quhej boshësi dijeje. Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t’i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar?

A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njeri tjetrin dhe e përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco?

Francis Balle këtu zbulon se është ende koha për t’i dhënë shkollës dhe mediave mjetet për të rifituar atë terren që sot u është lënë në dorë ideologjive fanatike. U duhet kthyer dinjiteti arteve, historisë, letërsisë, filozofisë, kulturës.

Profesor filozofie, përpara se të bëhej profesor i shkencave politike në Universitetin Pantheon-Assas (Paris2), Francis Balle, për disa vite, anëtar i Këshillit të Lartë tëAudiovizualit (CSA), bashkëthemelues më 2007 i revistës Evropiane të Mediave dhe Numerikut, është autor i librit themeltar Mediat dhe Shoqëritë, botuar edhe në shqip (Papirus), si edhe i librave me titull ntelektuali dhe Tregtari (Flammarion) dhe Mediat (PUF).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.