Braçe pas protestës për Zvërnecin: Pashë socialistë aty, por Shqipëria nuk ka luksin ta humbë këtë projekt!
Deputeti i PS-së Erion Braçe, përmes një videoje të gjatë në Facebook, ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë për projektin e Zvërnecit.
Braçe deklaron se në protestë kishte njerëz të thjeshtë, pa bindje politike, që duan natyrën, por edhe abuzues që duan të përfitojnë nga kjo kauzë dhe, sipas tij, dezinformojnë publikun për interesa politike.
Më tej, Braçe ka bërë thirrje për reflektim, pasi sipas tij është fakt që qeveria e PS-së nuk po bën mirë, sepse njerëzit ndihen të lënë mënjanë dhe të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
PROTESTA-njerezit e saj, QEVERISJA-me ta,
PROJEKTI-nuk duhet ta humbim!
- Disa fjale per njerezit, socialistet gjithashtu
- PROTESTA KISHTE NJEREZ-qytetare te thjeshtë, te zakonshem, shume te tille qe kishin lene angazhimet e tyre per te na thene me ze dhe publikisht, mendimin e tyre, ate qe ata kundershtojne. Me ta kishte edhe natyrdashes, natyraliste, quajini si te doni por thelbi i tyre eshte natyra, energjia e mire e natyres, te mirat qe vijne prej saj sot e ne afat te gjate per femijet sot e te ardhmen;
DUHET TE MESOHEMI ME TE GJITHE KETA, JANE SI NE DHE DUAN TE MIREN PUBLIKE!
Patjeter duhet te refuzohen abuzuesit e perfituesit politike, urrejtesit politike, technofshistet dixhitale nga e djathta ne te majte-shares, fyes, shpifes, kercenues, trendi me i ri banal i politikes, me ta edhe dizinformuesit e ne fund te tyre rrugacet qe bertasin pa turp nga robt’ e tyre kore qe shajne robt’ e te tjereve, ne fakt te te gjitheve-te gjithe bashke shuuume me pak.
Kishte edhe SOCIALISTE aty, i pashe vete, i kam njohur ne rruget e ketij qyteti ne keta muaj!
- DUHET TE QEVERISIM ME TA-njerezit qe na kane votuar. Socialiste, te majte, qytetare te thjeshte pa bindje politike por me besim tek ne, kane deleguar fuqine e tyre ME VOTE tek ne, na kane dhene mundesine te qeverisim; TE QEVERISIM ME TA, JO PA TA, PER TA DHE ME TA!
Ata po na flasin perballe, ndihen te lene menjane, te perjashtuar nga procese vendimmarrese.
Ata duhet te dine, te jene te informuar, te kene mundesi te pyesin, te marrin pergjigje, te flasin, te degjohen, te diskitojne e debatojne, te kritikojne, te kundershtojne, te miratojne nje vendimmarrje te plote e te qendrueshme; kjo nuk pengon, GARANTON!
- SHQIPERIA NUK KA LUKSIN TE HUMBE NJE PROJEKT TE TILLE-humbja jone do jete luksi i atyre qe nuk duan ti konkurojme; ndaj une insistoj tek njohja e INTERESAVE LEGJITIME te natyralisteve qe jane edhe arsyeja pse ai projekt vjen ketu, INTERESAVE LEGJITIME te pronareve te ligjshem, atyre qe nuk e kane fituar pronen e njohur si fond pyjor duke e falsifikuar si toke bujqesore dhe ne emer te nje monoriteti apo me vendime abuzive te gjykatesve te korruptuar, INTERESAVE LEGJITIME te te gjithe atyre qe duan te perfitojne nga EKONOMIA; UNE MENDOJ QE JEMI NE KOHE-ende nuk ka nje leje ndertimi te miratuar, TE VENDOSIM NE EKUILIBER KETO INTERESA E TE FITOJME NJE PROJEKT TE MIRE E NE TE MIRE TE TE GJITHEVE, NE TE MIRE TE SHQIPERISE! Fitorja eshte gjithnje me e mire se humbja, do jete e te gjitheve, sic humbja do jete e te gjitheve; eshte nje ekonomi e tere pas atij projekti, njerez qe punesohen, te ardhura qe shtohen, prodhues qe shtohen e zgjerohen, ofrues sherbimesh qe zgjerohen po ashtu; mijera njerez ne kete zinxhir ekonomik!
QUHET EKONOMI E GJELBER DHE KESHTU E GJERE E PERFSHIRESE BEN ME DEMOKRATIKE EKONOMINE.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.