☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,872 ▲ +0.85% ETH $2,684 ▲ +0.65% XRP $1.4878 ▲ +1.52% SOL $119.7900 ▲ +1.61%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
roze

Brad Pitt zbulon dramën personale: “Nuk shihja më asnjë rrugëdalje”

Brad Pitt ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke rrëfyer se dikur kishte përjetuar mendime vetëvrasëse teksa po përballej me probleme familjare.

Aktori 62-vjeçar bëri rrëfimin e sinqertë në një intervistë për revistën Esquire, ndërsa u pyet për vështirësitë që kishte kaluar gjatë viteve të fundit.

“Unë kurrë nuk kam menduar ti jap fund jetës, përveçse gjatë një periudhe të shkurtër. Në atë periudhë thjesht mendoja se nuk mundesha më, nuk shihja një rrugëdalje”, rrëfeu Pitt.

Ai tha se dhimbja emocionale ishte bërë aq e rëndë, sa mendimi për t’i dhënë fund jetës i ishte dukur si një mënyrë për të gjetur lehtësim.

“Dhimbja ishte aq shtypëse saqë… nuk do të veproja, por mund ta ndieja të ftohtin e metalit në kokë dhe kjo më dukej si një çlirim”, u shpreh aktori.

Pitt shtoi se në atë moment kuptoi se si një person mund të arrijë të mendojë për vetëvrasjen, duke e përshkruar atë si një kërkim për t’u çliruar nga dhimbja.

Megjithatë, ai theksoi se instinkti i mbijetesës ishte më i fortë.

“Unë mendoj se kemi instinkte të jashtëzakonshme mbijetese. Dhe tek unë, ai instinkt u aktivizua menjëherë”, tha ai.

Kur gazetari e pyeti nëse bëhej fjalë për probleme që lidhen me fëmijët e tij, Pitt u përgjigj shkurt: “Çështje familjare.” Aktori nuk pranoi të hynte në më shumë detaje për këtë temë. Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Jolie paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016 dhe kërkoi kujdestarinë e plotë të fëmijëve pas një incidenti të pretenduar gjatë një fluturimi me avion privat.

Avokatët e Jolie kanë pretenduar se Pitt kishte tentuar të mbyste një prej fëmijëve dhe kishte goditur një tjetër gjatë incidentit. FBI e hetoi çështjen dhe vendosi të mos ngrinte akuza penale ndaj aktorit.

Çifti u shpall ligjërisht beqar në vitin 2019, ndërsa divorci u finalizua pas një procesi të gjatë në dhjetor të vitit 2024.

Në vitet e fundit, marrëdhënia e Pitt me disa prej fëmijëve të tij është raportuar si e distancuar. Disa prej tyre kanë ndërmarrë edhe hapa ligjorë ose publikë për të hequr mbiemrin “Pitt”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.