☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.43 ▼3.54%
ARI 3,916 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,398 ▲ +0.7% ETH $2,294 ▲ +1.16% XRP $1.2552 ▲ +0.09% SOL $95.0200 ▼ -0.67%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.43 ▼3.54 % ARI 3,916 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: Afrimi me Kanadanë nuk është kundër askujt

BRUKSEL, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian reagoi sot ndaj kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave të reja ndaj BE-së, duke theksuar se forcimi i marrëdhënieve me Kanadanë “nuk është kundër askujt”.

“Fuqizimi i propozuar i partneritetit tonë nuk është kundër askujt, por për forcën tonë të përbashkët”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Reagimi i Brukselit erdhi pasi Trump kërcënoi me tarifa të tjera ndaj BE-së, nëse blloku do të ndërmerrte hapa për ta afruar Kanadanë si “anëtare të asociuar”.

Një status i tillë aktualisht nuk ekziston në traktatet e BE-së.

Presidenti Trump e cilësoi mundësinë si një veprim që mund të ishte “armiqësor” dhe paralajmëroi se SHBA-ja mund të vendoste “tarifa shumë të rënda” ndaj Evropës, madje edhe të kufizonte tregtinë me të në disa sektorë.

Presidenti amerikan e quajti gjithashtu mundësinë e afrimit të Kanadasë me BE-në “qesharake” dhe kritikoi marrëdhëniet tregtare me Kanadanë.

Kryeministri kanadez Mark Carney, ndërkohë, e mirëpriti propozimin evropian për krijimin e një “aleance shumë më të fortë dhe më ambicioze” në të ardhmen.

Ai nuk e përmendi drejtpërdrejt anëtarësimin e asociuar.

Carney ka kërkuar forcimin e lidhjeve me BE-në, partnerin e dytë më të madh tregtar të Kanadasë, në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, partnerin e saj kryesor ekonomik, janë tensionuar ndjeshëm gjatë presidencës së Trumpit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.