☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE: TikTok nuk mbron mjaftueshëm fëmijët, rrezikon gjobë të rëndë

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian ka konstatuar paraprakisht se cilësimet e llogarive të fëmijëve në TikTok nuk përmbushin standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të miturve.

Sipas hetimit, platforma lejon që llogaritë e fëmijëve të jenë publike, duke bërë që përmbajtja e tyre të jetë e dukshme edhe për persona që nuk kanë një llogari në TikTok.

Sipas Komisionit, kjo rrit rrezikun e kontakteve të padëshiruara nga persona me qëllime keqdashëse, si dhe mundësinë që përmbajtja e të miturve të përdoret për ngacmime kibernetike.

Gjithashtu, u kritikua fakti që algoritmi i TikTok rekomandon videot e përdoruesve 16 dhe 17 vjeç tek audienca të tjera, ndërsa edhe llogaritë private mund të zbulohen lehtësisht.

Komisioni Evropian vlerëson se këto praktika bien ndesh me kërkesat e Aktit për Shërbimet Digjitale (Digital Services Act), i cili parashikon mbrojtje të shtuar për përdoruesit e mitur.

TikTok ka të drejtë të paraqesë një përgjigje me shkrim ndaj gjetjeve paraprake.

Nëse shkeljet konfirmohen përfundimisht, kompania mund të përballet me një gjobë që arrin deri në 6% të xhiros së saj globale vjetore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.