☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

BUKURESHT – Rumania rrëzon për herë të parë një dron në territorin e saj

BUKURESHT, 24 korrik /ATSH-AFP/ – Një avion luftarak “F-16” i Forcave Ajrore të Rumanisë rrëzoi sot një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit.

Lajmin e konfirmoi presidenti rumun, Nicușor Dan, duke bërë të ditur se droni u godit rreth orës 11:00 mbi një zonë të pabanuar, çka lejoi ndërhyrjen pa rrezikuar civilët.

Sipas Ministrisë rumune të Mbrojtjes, avioni “F-16”, i ngritur nga baza ajrore e Fetești-t për të monitoruar objektin fluturues, e shkatërroi atë me një raketë pranë lokalitetit Padina, në qarkun Buzau.

Pas incidentit, ekipet e specializuara u dërguan në terren për të mbledhur mbetjet dhe për të hetuar origjinën e dronit.

Autoritetet rumune kishin lëshuar më herët alarme “RO-Alert” në disa qarqe të juglindjes së vendit, duke paralajmëruar qytetarët për mundësinë e rënies së objekteve nga ajri.

Megjithëse hyrjet e dronëve në hapësirën ajrore rumune kanë qenë të shpeshta përgjatë kufirit me Ukrainën dhe mbi Detin e Zi, kjo është hera e parë që autoritetet rumune ndërmarrin veprimin për ta rrëzuar një të tillë.

Rumania dhe Bashkimi Evropian kanë fajësuar vazhdimisht Rusinë për këto incidente, ndërsa vendi, me 19 milionë banorë, mbetet një nga anëtarët e NATO-s më të ekspozuar ndaj pasojave të luftës në Ukrainë për shkak të afërsisë me zonat që goditen rregullisht nga sulmet ruse./  /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.