🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 3,945 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -1.12% ETH $2,231 ▼ -0.85% XRP $1.2462 ▼ -0.07% SOL $90.4500 ▼ -1.55%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 3,945 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

BUKURESHT – Rumania shkatërron dy dronë pranë një projekti gazi në Detin e Zi

– Zhytësit e ushtrisë rumune kanë shkatërruar me shpërthim të kontrolluar dy dronë të tipit “Gerbera” që po lëviznin në zonën ekonomike ekskluzive të Rumanisë në Detin e Zi, pranë projektit të madh të gazit “Neptun Deep”, sipas Reuters.

Dronët u zbuluan nga një anije civile që punonte pranë projektit energjetik.

Ministri rumun i Mbrojtjes, Radu Miruța tha se autoritetet ukrainase konfirmuan se dronët nuk i përkisnin forcave të Ukrainës.

Origjina e tyre nuk u përcaktua.

Për shkak të rrezikut që paraqisnin për sigurinë e anijeve dhe punimeve pranë platformës, autoritetet vendosën t’i asgjësonin në mënyrë të kontrolluar.

Rumania, anëtare e NATO-s, ka përjetuar vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë rusë gjatë luftës në Ukrainë.

Në korrik, avionët luftarakë rumunë “F-16” rrëzuan tre dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit gjatë tri ditëve radhazi.

Ndërkohë, Rumania, Bullgaria dhe Turqia kanë neutralizuar më shumë se 150 mina detare që kanë lëvizur në rrugët kryesore tregtare të Detit të Zi.

Projekti “Neptun Deep”, në pronësi të përbashkët të “OMV Petrom” dhe kompanisë shtetërore “Romgaz”, pritet të nisë prodhimin në vitin 2027.

Ai synon ta bëjë Rumaninë prodhuesin më të madh të gazit në Bashkimin Evropian. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.