🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.19 ▲1.07%
ARI 4,132 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $84,346 ▲ +1.86% ETH $2,478 ▲ +1.33% XRP $1.3660 ▲ +2.34% SOL $107.4200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.19 ▲1.07 % ARI 4,132 ▼0.43 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.19 ▲1.07 % ARI 4,132 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Burrat e mençur shkuan pas grave”, Rama rikthen nga Dibra deklaratën për “çyrykët” që bëri bujë para zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në Dibër në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste, ku vlerësoi mbështetjen që kjo zonë i ka dhënë ndër vite forcës politike që ai drejton.

“Kthehemi sot këtu në Dibër në këtë pallat sporti, pasi kemi pasur 2 takime të paharrueshme, njërin përpara zgjedhjeve dhe tjetrin pas. Më kujtohet ai para zgjedhjeve, se me siguri nuk e keni harruar, u bë një takim shumë popullor dhe i përfolur në të gjitha pasqyrat mediatike për punën e çyrykëve. Edhe unë nuk e kisha pritur që gjithë çyrykët do të hidheshin përpjetë duke thënë: ‘Ne jemi burra’. Burrat e mençur shkuan pas grave dhe Dibra nxori nga kutitë e votimit fitoren më të madhe ndonjëherë. Ai ka qenë një moment i daljes në pah të mençurisë së kësaj zone, me të cilën për një sërë arsyesh unë ndihem shumë i lidhur dhe më vjen mirë që kjo lidhje materializohet edhe me shpejtësinë e ardhjes.

Erdha me disa minuta vonesë. Ulsiu i ka bindur të gjithë në Tiranë që rruga është 50 minuta. I thashë: ‘Po më çoni me vonesë’. Më thanë: ‘Jo, se të sjellim për 55 minuta, se kështu na tha Ulsi Manja’. Fajin e ka ai. Do të ishte e pamendueshme, para se ne ta ndërtonim rrugën e dibranëve, se kështu e quaj unë rrugën e Arbrit. Do të ishte e pamendueshme të vije dhe të ktheheshe për një takim tjetër në Tiranë.

Kjo është vazhdimi i një rruge që është rruga e PS-së, në të cilën ne e kemi parë dhe dëgjuar shumë, por edhe bërë shumë. Duke u kthyer tek çfarë tha Ulsiu në fjalën e tij, unë dua të rinënvizoj, sepse historia e PS-së nuk nis me momentin kur hyra unë në parti me Ulsiun. Ne kemi hyrë më vonë dhe na shihnin si shtrembër, por nis në momentin kur socialistët bënë një zgjedhje shumë të qartë dhe u shkëputën në mënyrë shumë të arsyeshme nga e shkuara, duke i dhënë jetë një partie e cila në këto 35 vite ka shënuar disa gjëra shumë të rëndësishme në librin e jetës politike shqiptare”, u shpreh Rama.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.