☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Bushati: SHBA, mesazh të qartë. “PD të futet në zgjedhje, përfundoni drejtësinë”

Ditmir Bushati deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë të qartë mesazhin që Partia Demokratike të futet në zgjedhje në 18 qershor dhe që reforma në drejtësi të përmbyllet sa më shpejt.
“Mesazhi i dhënë nga zyrtarët amerikanë ishte i qartë, si për futjen në zgjedhje dhe për përfundimin e reformës në drejtësi. Është një investim politik, teknik dhe financiar i qartë i BE-së dhe i SHBA-ve, i cili gjithashtu gjen dhe mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Lulzim Basha ka zgjedhur që të  bëjë diversion me BE-në dhe SHBA-të, ndonëse BE, Gjermania dhe SHBA-të kanë folur qartë dhe qytetarët shqiptar presin që PD të jetë prezent në 18 qershor duke shpalosur alternativën e tyre. PD ka 3 vjet që kërkon zgjedhje të parakohshme dhe tani që u dekretua data nga presidenti duan shtyrje të tyre”, tha Bushati.
Në Shkodër, Ditmir Bushati u pyet edhe për protestën e opozitës.
“Lulzim Basha ka zgjedhur rrugën e paligjshmërisë, ndonëse është partia që lindi si forca e ndryshimit dhe e shpresës në këtë vend, sot ka zgjedhur që ta çojë veten në vetëvrasje politike. Ne jemi të vendosur që të çojmë reformën në drejtësi deri në fund, për besimin që na kanë dhënë qytetarët dhe nevojën për të kthyer besimin e qytetarëve tek shteti i së drejtës dhe institucionet. Kjo reformë nuk është një proces që do zëvendësoj disa gjyqtar me disa të tjerë. Koha për kaos në këtë vend ka mbaruar. Para se të flitet për rrezikun euro-amerikan për Shqipërinë, që është tashmë një manual i SHQUP, i bëj thirrje opozitës të bëhet pjesë e zgjedhjeve në 18 qershor”, tha më tej Bushati.
Ministri i Jashtëm tha se edhe zgjedhja e presidentit është një tjetër mekanizëm për dialog me opozitën, ndaj edhe mazhoranca ka djegur 2 raundet e para dhe ka kërkuar konsensus për kreun e ri të shtetit. Pas disa orësh në Tiranë do të vijë negociatorët ndërkombëtar për të nxitur palët drejt zgjidhjes së krizës dhe Bushati konfirmon se Partia Socialiste ka vullnetin për dialog.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.