☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Çekët dhe hungarezët bëjnë thirrje për krijimin e ushtrisë së BE’së

Liderët e Republikës Çeke dhe të Hungarisë thonë se “një ushtri e përbashkët Evropiane” është e nevojshme për të forcuar sigurinë në BE.

Deklaratat u bënë në prag të bisedimeve në Varshavë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ata nuk e pëlqyen mirëseardhjen e saj për migrantët myslimanë nga jashtë BE-së.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se “duhet t’i japim përparësi sigurisë, prandaj le të fillojmë të ndërtojmë një ushtri të përbashkët Evropiane”. Qeveria e Britanisë së Madhe e ka kundërshtuar fuqishëm një lëvizje të tillë jashtë hapësirës së NATO-s.

Liderët e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë po bashkërendojnë politikat e tyre të jashtme si “Grupi i Vishegradit”.

Kryeministri cek, Bohuslav Sobotka, tha se krijimi i një ushtrie të përbashkët Evropiane mund të mos jetë i lehtë por bëri thirrje për diskutime që të fillojë një gjë e tillë. BE-ja ka kapacitete të përbashkëta të mbrojtjes në formën e 1500 trupave luftarake, por ato nuk janë testuar për luftime ende, njofton BBC. .

Vitin e kaluar, President i Komisionit Evropian, Jean Claud Juncker, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie Evropiane, për t’i dhënë BE-së muskuj në përballje me kërcënimet nga Rusia dhe gjithandej. .

Sllovakia do të jetë mikpritëse e një samiti joformal të BE-së më 16 shtator për të vlerësuar të ardhmen e BE-së pa Britaninë e Madhe. Asnjë ministër britanik nuk do të marrë pjesë, meqë qeveria konservatore po përgatit terrenin për Brexit, në përputhje me votën e 23 qershorit për të dal nga blloku i 28 vendeve..

“Brexit nuk është vetëm një ngjarje siç do tjetër – është pikë kthese në historinë e BE-së, dhe ne prandaj duhet të formësojmë një përgjigje të kujdesshme”, tha Merkel.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.