“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë
“Top Story” ka diskutuar mbrëmjen e sotme për seancën gjyqësore të kryebashkiakut Erion Veliajt, që do të mbahet nesës
Gazetari Klodian Tomorri: Gjithë ne i dëgjojmë historitë për luftën brenda PS, por këtu është të hysh pak në spekulim. Në çështjen e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës. Ka dy degë, fati i Veliajt, dhe fati i Tiranës. Sot Tirana është e marrë peng. 800 mijë qytetarë të Tiranës janë të marrë peng. Pak muaj më parë në Greqi pati një skandal fondesh, ku u morën deputetë në hetim, ata lanë mandatet. Ky është standarti që Shqipëria nuk po e vendos dot më duket.
Analisti Lorenc Vangjeli: Në një Shqipëri europianë vendimi i gjykatës është i qartë, kryetari i bashkisë duhet të lërë qelinë dhe të shkojë në zyrë. Në një Shqipëri normale kështu duhet të jetë, në një Shqipëri arbitrare më së paku çështja do të shtyhet dhe së dyti nuk do të ndryshojë asgjë. Ka një ngatërresë fantastike që besoj se e çorienton logjikën, këtu bëhet fjalë vetëm për masën e sigurisë. Të gjithë kundërshtarët e rrëzimit të masë së siguresë, që na i duhet të rrojë në burg ndërkohë që partizanët e ligjshmërisë, thonë që jo janë dy gjëra krejtësisht të ndara ai e ka marrë burgun paradhënie.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.