☁️
Tiranë 11°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▼ -1.39% ETH $2,378 ▼ -1.21% XRP $1.2889 ▼ -2.92% SOL $102.2700 ▼ -2.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Cipras: Të dilet nga rrethi vicioz i sanksioneve kundër Rusisë

Kryeministri grek, Aleksis Cipras ka bërë thirrje sot në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë që të hiqet dorë nga rrethi vicioz i sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën ukrainase.

”Për t’i dhënë fund kësaj krize të thellë në Ukrainë duhet hequr dorë nga rrethi vicioz i sanksioneve, që nuk kontribuojnë në mbrojtjen e të drejtave ndërkombëtare”, deklaroi Cipras.

”Respektimi dhe vënia në zbatim e marrëveshjeve të paqes të Minskut janë çelësi i zgjidhjes së këtij konflikti në lindje të Ukrainës”, shtoi ai.

Cipras ka deklaruar gjithashtu se ekonomia greke ka vuajtur rëndë embargon e ushqimeve nga ana e Rusisë në kuadër të politikës së saj kundër sanksioneve.

Kryeministri grek ka paralajmëruar po ashtu partnerët evropianë për vizitën e tij dyditore në Moskë, në mes të krizës ukrainase, që ka provokuar një zbehje të marrëdhënieve mes BE-së dhe Rusisë.

”Greqia është një shtet sovran dhe ka të drejtë të pakushtëzuar të ketë politikë ndërkombëtare të shumëllojshme dhe të luajë rol politik si vend evropian, mesdhetar dhe ballkanik”, deklaroi ai.

”Është e nevojshme të ndërtohet dialogu mbi një arkitekturë të re të sigurisë ndërkombëtare. Dhe askush nuk mund ta imagjinojë këtë projekt pa pjesëmarrjen e Rusisë”, theksoi kryeministri grek.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.