☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $81,026 ▼ -1.05% ETH $2,386 ▼ -1.09% XRP $1.2941 ▼ -1.98% SOL $102.9200 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Clinton, Sanders në debat para zgjedhjeve që do zhvillohen të martën në Nju Jork

Kandidatët presidencialë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe Senatori nga Vermonti Bernie Sanders zhvilluan një debat të ndezur dje në Nju Jork. Debati i paraprin zgjedhjeve paraprake që zhvillohen të martën e ardhshme në Nju Jork:

Kandidatët folën me tone agresive në përgjigje të pjesës më të madhe të pyetjeve. Senatori Sanders vuri përsëri në pikëpyetje gjykimin e zonjës Clinton si rezultat i mbështetjes së saj për luftën në Irak dhe pranimit të fondeve për fushatë nga bankat dhe firmat e mëdha financiare.

Por zoti Sanders nuk arriti t’i mbështesë pretendimet e tij se zonja Clinton i kishte favorizuar firmat financiare kur ishte senatore.

“Përgjigja e duhur, mendoj unë, është se këto firma duhet të shpërbëhen në kompani më të vogla. Këtë bën projektligji im,” tha Senatori Sanders.

“Sanders nuk arrin të sjellë ndonjë shembull, pasi nuk ka shembuj të tillë. Është shumë e rëndësishme, megjithëse mund të mos jetë e lehtë, por është e rëndësishme që faktet të paraqiten drejt,” i përgjigjet zonja Clinton.

Zonja Clinton e cilësoi si “sulm i sajuar” vëmendjen që zoti Sanders i kushton shumës që ajo ka marrë për fushatë nga kompanitë financiare. Ajo u përpoq t’i sqaronte pyetjet për fjalimet që ajo bën me pagesë në institucione të ndryshme financiare, duke thënë se do të bëjë publike tekstet e fjalimeve, por me një kusht:

“Të vendosim të njëjtin standard për të gjithë. Nëse të gjithë e bëjnë një gjë të tillë, do ta bëj edhe unë. Të vendosim të njëjtin standard për taksat që paguajnë kandidatët dhe ta mbyllim,” tha zonja Clinton.

 “Unë do të bëj publike tekstet e të gjitha fjalimeve që kam mbajtur para institucioneve financiare, jo për 225 mijë dollarë, as për dy qindarka. Sepse nuk kam mbajtur fjalime. E dyta, do të bëj publike taksat që kam paguar,” u përgjigj zoti Sanders.

Të dy kandidatët ranë dakord se bankat që konsiderohen si tepër të mëdha dhe qeveria i ka ndihmuar financiarisht për të mos lejuar falimentimin e tyre, duhet të shpërbëhen në institucione më të vogla. Por në pjesën më të madhe të temave, kandidatët shkëmbyen akuza dhe sulmuan njëri-tjetrin.

Të dy pretendentët demokratë kanë mbështetje të fortë në zona të ndryshme të Nju Jorkut, por sipas anketave zonja Clinton pritet të fitojë me një diferencë të ndjeshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.