☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,561 ▼0.15%
DOW 52,704 ▲0.09%
NASDAQ 26,103 ▼0.63%
NAFTA 80.07 ▲0.59%
ARI 3,997 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,602 ▼ -1.16% ETH $1,889 ▼ -2.2% XRP $1.1114 ▼ -1.61% SOL $76.6600 ▼ -2.14%
S&P 500 7,561 ▼0.15 % DOW 52,704 ▲0.09 % NASDAQ 26,103 ▼0.63 % NAFTA 80.07 ▲0.59 % ARI 3,997 ▼1.36 % S&P 500 7,561 ▼0.15 % DOW 52,704 ▲0.09 % NASDAQ 26,103 ▼0.63 % NAFTA 80.07 ▲0.59 % ARI 3,997 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Çmimet e prodhimeve bujqësore, vezët dhe frutat me rritjen më të fortë në vitin 2025

Tregu bujqësor vendas ka përjetuar një ecuri dinamike gjatë vitit të fundit, ku indeksi i përgjithshëm i çmimeve ka shënuar një rritje prej 1.0%, duke reflektuar zhvillime të ndryshme mes nën sektorëve kryesorë të prodhimit bimor dhe blegtoral.

Sipas të dhënave zyrtare te të INSTAT rritja nuk ka qenë uniforme, por është diktuar në mënyrë të ndjeshme nga disa kategori specifike që kanë ushtruar presionin më të madh mbi xhepat e konsumatorëve.

Në fokus të këtij shtrenjtimi janë vendosur produktet e blegtorisë, veçanërisht vezët, të cilat shënuan me rritjen më të lartë vjetore me  8.5% në 2025 në krahasim me 2024. Kjo performancë ka ndikuar dukshëm në nëngrupin e produkteve të tjera blegtorale, i cili në total ka shënuar një rritje prej 5.2%.

Sektori i blegtorisë prej vitesh po përjeton krizë më rënien e fortë të numrit të krerëve dhe rritjen e kostove të prodhimit.

Mungesa e subvencioneve nga ana tjetër bën që prodhimet vendase të dalin në treg me çmimeve shumë të larta duke konkurruar fort nga importin. Vitin e kaluar Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin tretë, për çmimet e larta të bulmetit në tregjet e pakicës.

Gjithashtu, në sektorin e prodhimeve bimore rritjen me të fortë e shënuan prodhimet e drufrutoreve, të cilat kanë përjetuar një rritje mesatare prej 4.7%.

Brenda kësaj kategorie, rritjet më të forta janë vërejtur te agrumet me 6.4%, ullinjtë me 6.3%, si dhe frutat në tërësi me 5.3%.

Përtej këtyre rritjeve, sektori i verës shënoi gjithashtu një shtrenjtim vjetor prej 5.8%, ndërsa vaji i ullirit ka shënuar një rritje prej 4.1%.

Konsumatorët janë përballur me kosto më të larta për një gamë të gjerë të produkteve të konsumit të përditshëm, pavarësisht faktit se rritja mesatare e sektorit mbetet e moderuar.

Në anën tjetër tregu ka ofruar lehtësim në çmimet e disa produkteve. Për patatet çmimet shënuan rënie vjetore me 5.6%, ndjekur nga shpendët me një ulje prej 3.7%, si dhe produktet e qumështit të tjera me -2.7%.

Analiza e këtyre të dhënave tregon se balanca mes ofertës dhe kërkesës mbetet delikate, ku faktorë të ndryshëm, që nga kostot e larta të inputeve për blegtorinë e deri te dinamikat sezonale të drufrutoreve, riformatuan çmimet në tregun vendas.

Burimi: Anketa mujore e Çmimeve të prodhimeve bujqësore, INSTAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.