☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.44 ▼1.05%
ARI 4,105 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,717 ▼ -0.57% ETH $1,675 ▼ -1.2% XRP $1.1008 ▼ -1.45% SOL $69.6300 ▼ -1.28%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.44 ▼1.05 % ARI 4,105 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Arte

“Composers Night” kushtuar krijimtarisë së re shqiptare, veprat e gjashtë autorëve pjesë e mbrëmjes muzikore

Nga Julia Vrapi

Një mbrëmje muzikore në Tiranë , që ka në qendër krijimtarinë e re të muzikës shqiptare. Këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit zhvillohet “Composers Night”. Një mbrëmje  kushtuar krijimtarisë së re shqiptare, ku talenti dhe imagjinata e studentëve të Degës së Kompozicionit të Universitetit të Arteve marrin jetë në Hollin Koncertor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Këtë mbrëmje qershori, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë vepra origjinale të kompozuara nga studentët Rei Kita, Fabio Jaupaj, Niko Boci, Justinian Kissi, Erind Bajo dhe Ditmir Mati.

Sipas Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë një mbrëmje muzikore, që sjell për publikun tingujt e freskët të muzikës shqiptare. “Një mbrëmje që sjell në skenë tingujt e freskët të muzikës shqiptare dhe vizionin artistik të brezit të ardhshëm të kompozitorëve”, thuhet nga TKOB. Kjo mbrëmje muzikore, që zhvillohet të mërkurën, i shton aktivitetit artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit një ngjarje të rëndësishme të dedikuar krijimtarisë së re muzikore shqiptare, duke sjellë veprat e gjashtë autorëve. “Composers Night” gjithashtu lidh studentët me skenën profesionale dhe kontribuon në zhvillimin e muzikës shqiptare bashkëkohore. Mbrëmja muzikore pasuron edhe jetën artistike të Tiranës këtë sezon, duke i ofruar publikut krijimtarinë e re muzikore shqiptare.

Mbrëmja muzikore në vijim të aktivitetit artistik

Mbrëmja muzikore që zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit është në vijim dhe të tjerë koncerteve, që janë zhvilluar më parë në aktivitetin artistik, por këtë herë ka qendër veprat e studentëve të Kompozicionit në Universitetin e Arteve. Struktura e Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë është e organizuar në tre Departamente: Departamenti i Interpretimit (DI), me programet e studimit Piano, Harqe, Fizarmonikë Klasike, Kitarë, Instrumente Frymore. Departamenti Kompozicion – Muzikologji – Dirigjim – Pedagogji (KMDP), me programet e studimit Kompozicion, Muzikologji, Dirigjim dhe Pedagogji Muzikore. Departamenti i Kantos me programin e studimit Kanto.

Fakulteti i Muzikës zhvillon një jetë artistike aktive me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve dhe pedagogëve. Përveç studentëve dhe pedagogëve të këtij Fakulteti, janë me dhjetëra instrumentistët, këngëtarët dhe formacionet me muzikantë të ndryshëm të pranishëm në jetën artistike dhe akademike në Fakultetin e Muzikës dhe në Universitetin e Arteve. Koncertet mbahen në sallën e koncerteve dhe në sallat e tjera të Universitetit të Arteve, përgjatë të gjithë vitit akademik. Këtu përfshihen edhe koncertet me vepra të studentëve të klasës së kompozicionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.