☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.86 ▲0.84%
ARI 4,033 ▲0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -2.66% ETH $2,278 ▼ -3.68% XRP $1.2616 ▼ -5.37% SOL $97.6600 ▼ -4.95%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.86 ▲0.84 % ARI 4,033 ▲0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Sporti

Conference League/ Dinamo një hap larg historisë, nesër akti i parë ndaj Pafos

Dinamo City është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Conference League ndaj Pafos, në “Elbasan Arena”, në orën 21:00.

Pas një paraqitjeje fantastike ndaj Audës, ku triumfoi me rezultatin 4-0 në “Elbasan Arena” dhe përmbysi humbjen 1-0 të ndeshjes së parë në Letoni, Dinamo City siguroi kualifikimin në play-off dhe tashmë është vetëm një hap larg fazës së ligës së UEFA Conference League.

Blutë vijnë në këtë përballje me besim të lartë, pas një tjetër mbrëmjeje të suksesshme në arenën europiane. Përballë do të jetë Pafos, në një sfidë që pritet të jetë një tjetër provë e fortë për skuadrën shqiptare. Dinamo City do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat sa më pozitiv në ndeshjen e parë të këtij raundi.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm deri në këtë pikë, Dinamo City synon të vijojë të shkruajë një tjetër kapitull në aventurën europiane dhe të hedhë një hap të rëndësishëm drejt objektivit të madh, kualifikimit në fazën e ligës së UEFA Conference League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.