☁️
Tiranë 6°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,013 ▼ -0.21% ETH $2,246 ▲ +0.25% XRP $1.1796 ▼ -3.13% SOL $90.5100 ▲ +0.38%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Seria A

Conte drejt rikthimit te stoli i Italisë, dy emra “big” për trajnerin e ri të Napolit

Antonio Conte pritet të largohet në fund të këtij sezoni nga Napoli, për t’u rikthyer te stoli i Italisë. 56-vjeçari është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Axurrëve” pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror. Më parë duhet të zgjidhet kreu i ri i FIGC dhe më pas do të vendoset për trajnerin e kombëtares.

Ndërkohë, “Il Mattino” zbulon se Aurelio De Laurentiis ka në mendje dy emra për trajnerin e ri të Napolit. Bëhet fjalë për dy trajnerë me peshë në historinë e futbollit italian dhe jo vetëm. Njëri prej tyre ka qenë i suksesshëm edhe në Angli.

I pari është Maurizio Sarri, i cili drejtoi një nga ekipet më emocionuese të Napolit, mes viteve 2015-2018. I dyti është Roberto Mancini, i cili është aktualisht në krye të Al-Sadd në Katar, ku është në prag të fitimit të titullit të ligës, por nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u rikthyer në Serie A.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.